Të rinjtë e PD-së thirrje qytetarëve: Të bashkohemi në protestë çdo ditë për familjen dhe kombin

10 Qershor 2026 | 17:39

Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë bërë me dije se t’i bashkohen protestës së përditshme para Kryeministrisë, duke theksuar se vendi po përballet me sfida të mëdha që prekin çdo qytetar, pavarësisht bindjeve politike.

Në ditën e 11-të të protestës, përfaqësues të forumit rinor demokrat deklaruan se situata në vend kërkon bashkim dhe angazhim qytetar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Gjatë një deklarate për mediat, Nikola Kedhi u shpreh se Shqipëria ndodhet në një moment kritik dhe se problemet në arsim, shëndetësi, ekonomi, mjedis dhe siguri prekin të gjithë qytetarët pa dallim.

“Ne kemi sot një thirrje për çdo qytetar shqiptar, për çdo demokrat, çdo të ri, të djathtë apo të majtë, të angazhuar apo të paangazhuar, që të jetë në shesh sot dhe çdo ditë për të ngritur zërin dhe për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë tonë sërish”, tha ai.

Nga ana tjetër, Andia Ulliri ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestë në emër të familjes, kombit dhe të rinjve që po largohen nga Shqipëria.

“Le të dalim në shesh me vendosmëri dhe dashuri për familjen, kombin dhe të rinjtë shqiptarë që largohen dita-ditës. Për të gjitha kauzat që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë”, u shpreh Ulliri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Begaj në Samitin e SEECP në Sofje: Integrimi evropian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje. “Forcimi i unitetit rajonal për...
18:16 | 10/06/2026

Rama: Protestat dhe debatet rrezikojnë klimën e investimeve, shihni Greqinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të mërkurë në rrjetin social Facebook, duke theksuar nevojën për hapje ndaj investimeve të huaja ndërsa krahason zhvillimet...
16:20 | 10/06/2026

Kuvendi nesër në seancë, interpelancat dominojnë rendin e ditës

Parlamenti do të mblidhet të enjten në seancën e radhës plenare, ku rendi i ditës parashikon zhvillimin e gjashtë interpelancave të kërkuara nga deputetë të...
16:18 | 10/06/2026