Kuvendi nesër në seancë, interpelancat dominojnë rendin e ditës

10 Qershor 2026 | 16:18

Parlamenti do të mblidhet të enjten në seancën e radhës plenare, ku rendi i ditës parashikon zhvillimin e gjashtë interpelancave të kërkuara nga deputetë të opozitës me anëtarë të kabinetit qeveritar, mes tyre edhe me kryeministrin Edi Rama.

Deputeti Agron Shehaj ka kërkuar një interpelancë me kreun e qeverisë lidhur me koncesionin e aksit Thumanë–Vorë–Kashar.

Dy interpelanca janë kërkuar me ministrin e Financave Petrit Malaj nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Ato lidhen me të ardhurat e realizuara nga koncesionet dhe partneritetet publike-private gjatë vitit 2025, si dhe me ekzekutimin e detyrimeve financiare dhe mbledhjen e gjobës prej rreth 120 milionë eurosh ndaj Bankers Petroleum.

Ndërkohë, një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë kërkuar zhvillimin e një interpelance me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari lidhur me ngjarjen në Maliq, ku gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi në kërkim humbi jetën efektivi i policisë Enea Mekolli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është...
19:51 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026