Ndreca: Ka përmirësim të rendit dhe sigurisë. Shehu: Jemi vendi më i kriminalizuar në rajon
Dy ngjarjet e rënda të ndodhura në vendin tonë, aksidenti me katër të vdekur në aksin rrugor Fier-Vlorë dhe katër personat e vrarë në Velipojë, ishte temë e diskutimit në emisionin “Raw Politics” të moderatores, Erla Mëhilli.
Plarent Ndreca, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme shprehet se “janë dy ngjarje të rënda por nuk karakterizojnë të gjithë funksionimin e Policisë së Shtetit”. Sipas tij, “Policia e Shtetit është në ditët më të mira të saj të menaxhimit të rendit dhe sigurisë”.
“Ngjarje të kësaj natyre ndodhin edhe në vende Perëndimore që kanë rend dhe siguri më të lartë. E gjitha kjo panoramë nuk e shkarkon nga përgjegjësia Policinë e Shtetit”, tha z. Ndreca duke theksuar se të dhënat tregojnë se kemi rënie të kriminalitetit.
Redi Shehu, analist, tha se ndan tjetër mendim mbi këtë çështje duke kundërshtuar se krahasim duhet bërë me vende të tjera dhe jo me veten.
“Krahasimi nuk bëhet me vetveten. Krahasimi i mirë është me të paktën me rajonin nuk po them me vendet e zhvilluara. Me vendet e rajonit, Shqipëria është më poshtë për përqindje të kriminalitetit për 100 mijë banorë”, tha z. Shehu.
Sipas tij arsyet dhe shkaqet janë komplekse por tha se janë të lidhura ngushtë me politikën dhe sociologjinë. Z. Shehu shtoi se “politika e shtetit përcakton edhe sociologjikisht sjelljen e njerëzve sepse politika përcakton fatet e njerëzve”.
“Krimi nuk ndahet nga këto dy elemente. Të dyja prodhojnë kriminalitet nëse nuk koordinohen siç duhet. Ne nuk jemi popull i dënuar. Nëse popullit nuk i garanton mbrojtjen dhe nuk i bën një administrim të mirë të jetës publike sigurisht që degradon”, tha ai.
Analisti shtoi se Policia e Shtetit duhet të ndërtojë autoritet pasi në Shqipëri gjëja e fundit që një kriminel është se si të menaxhojë policinë.
Redi Shehu cilësoi të gabuar edhe qasjen e ministrit të Brendshëm, i cili bëri përgjegjës për situatën e kriminalitet gjykatat.
Ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme tha gjatë debatit se “Policia e Shtetit e ka sot autoritet më të fortë seç e ka pasur në 30 vite” dhe shtoi se “duhet të heqim dorë nga kultura e goditjes së gjykatave sidomos pas reformës së thellë në drejtësi”.
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq