Protesta e 11-të para Kryeministrisë, protestuesi: Të ngremë një Kuvend Kombëtar
Qytetarët po protestojnë edhe këtë të mërkurë, në ditën e 11-të radhazi të tubimeve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit janë mbledhur në orën 18:00 në sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas drejt godinës së qeverisë. Aty do të mbahen fjalime nga organizatorë, aktivistë dhe qytetarë, ndërsa në vijim protesta do të shtrihet në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.
Tubimi i kësaj të mërkure është cilësuar si protestë mbarëkombëtare, me thirrje për pjesëmarrje edhe nga shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë. Organizatorët e lidhin këtë datë me përvjetorin e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, duke e konsideruar atë një simbol të bashkimit kombëtar.
Një nga protestuesit që mori fjalën në foltoren e vendosur para kryeministrisë bëri thirrje për ngritjen e një Kuvendi Kombëtar.
“Një nga debatet kanë qenë që nismëtarët të dalin apo jo? Unë jam që për të shpëtuar protestën nismëtarët të shpallen dhe më pas të ngrihet një Kuvend kombëtar nga të gjitha grupet, të gjitha krahinat. Kjo është domosdoshmëri sepse protesta nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Nëse kjo protestë humbet do të instalohet një diktatorë 10 herë me egër si kjo që kemi. Për të sjellë Shqipërinë e re, dihet të instalojmë një sistem të ri. Të bëhen bashkë me një tryezë të madhe. Na duhet një tryezë kombëtare, një Kuvend Kombëtar. Ju bëj thirrje të gjithëve që jeni në shesh, të mos e nënvlerësojnë. Ejani të ngremë një Kuvend kombëtar gjithëpërfshirës, përveç sistemit të vjetër dhe përveç atyre forcave që duken si të reja po nuk janë”, tha ai.
Gazetarja sjell detaje nga protesta: Marshimi pritet të zgjasë më shumë se zakonisht
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
Protesta e 11-të para Kryeministrisë, pankartat që tërhoqën vëmendjen
- 21:55 Gazetarja sjell detaje nga protesta: Marshimi pritet të zgjasë më shumë se zakonisht
- 21:43 Gazetari: Protesta ka zgjuar nervin qytetar dhe ka promovuar Shqipërinë pozitivisht
- 20:59 Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
- 20:50 Procesi i zgjerimit, BE shton masat dhe kufizon veton për vendet e reja anëtare
- 20:28 Protesta e 11-të para Kryeministrisë, pankartat që tërhoqën vëmendjen
- 20:21 Trump: SHBA-të siguruan kalimin e më shumë se 100 mln fuçive naftë përmes Ngushticës së Hormuzit