Aktivistja mjedisore në protestë: Vjosa dhe Narta në rrezik, ligji i 2024 problematik

10 Qershor 2026 | 20:01

Një aktiviste mjedisore, e cila foli në ditën e 11-të të protestës para Kryeministrisë, ngriti shqetësimin për projektet që po zhvillohen në zonat e mbrojtura, duke u ndalur veçanërisht te Vjosa-Narta dhe ligji i vitit 2024 për zonat e mbrojtura.

“Kjo është protesta më e bukur në botë. Unë vij këtu si aktiviste mjedisore. Kam shumë vite që përpiqem për mbrojtjen e natyrës, të lumit Vjosa, parqeve, Alpeve dhe zonave të bukura të Shqipërisë dhe Europës. Gjëja më e mirë që kemi ne është natyra dhe nuk duhet ta shkatërrojmë. Nëse flasim për anëtarësim në BE, duhet t’i respektojmë ato ligje dhe të bëjmë maksimumin që kur të jemi pjesë e BE-së të kemi trashëgimi natyrore e të mos i shkatërrojmë ato. Ajo që po ndodh sot në Vjosë-Nartë është vetëm fillimi. Projekte të tilla do të përsëriten në të gjitha zonat e mbrojtura, për shkak të ligjit të 2024, ligjit famëkeq që nuk na siguron mbrojtjen e natyrës sonë. A e dini që Delta e Vjosës është një nga të vetmet që ka mbetur e paprekur? Sot ne jemi zëri i gjallesave që nuk flasin dot. Sot ne po mësojmë fëmijët tanë si t’i kërkojnë të drejtat e tyre”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja sjell detaje nga protesta: Marshimi pritet të zgjasë më shumë se zakonisht

Gazetarja e Euronews, Matilda Braho, solli detaje nga dita e 11-të e protestës. Sipas saj, kjo protestë është ndër më të bukurat që Shqipëria ka...
21:55 | 10/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh qëndrimi dhe fjalimesh përpara Kryeministrisë, aktivistët dhe qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës në ditën e 11-të të protestës....
20:59 | 10/06/2026

Protesta e 11-të para Kryeministrisë, pankartat që tërhoqën vëmendjen

Në ditën e 11-të të protestës, qytetarët që u mblodhën para Kryeministrisë në Tiranë në protestë mbarëkombëtare  me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi...
20:28 | 10/06/2026