Turisti amerikan humbet në Përmet, gjendet pas 10 orë kërkimesh
11 Qershor 2026 |
18:59
Një turist amerikan ka humbur në zonën malore të Përmetit ndërsa janë dashur 10 orë kërkime për lokalizimin dhe gjetjen e tij.
Turisti ndërsa ishte duke eksploruar masivet pyjore në Përmet ka humbur orientimin. Pas sinjalizimit në lëvizje janë vendosur strukturat lokale dhe emergjencës.
Kërkimet për gjetjen e tij janë zhvilluar në një zonë malore, me pyje të dendur dhe reliev të thepisur. Pas gati 10 orë kërkimesh është bërë e mundur lokalizimi i turistit në afërsi të fshatit Draçove. Kanë qenë specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të cilët kanë gjetur turistin amerikan që është në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajme të Sugjeruara
Jep dorëheqjen rektori i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjura
Rektori i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjuraj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Gjuraj ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme pranë ministres së Arsimit Mirela...
Protestuesi: Kjo është lufta për të mbrojtur Shqipërinë që duam t’u lëmë fëmijëve
Në ditën e 12-të të protestës, një nga protestuesit u shpreh se tubimi fillimisht nisi si “revolucioni i flamingove”, por sipas tij, tashmë ka marrë...
Protestuesi para Kryeministrisë: Duam një sistem të ri
Para Kryeministrisë kanë nisur fjalimet e protestuesve, ku një prej tyre tha se kërkesat e tyre lidhen me ndryshime më të thella politike dhe përfaqësim...
- 20:42 Irani këmbëngul: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA-në
- 20:37 Nis në Mexico City ceremonia e hapjes së Kupës së Botës
- 20:19 Operacioni për sulmin ndaj Konsullatës Amerikane përfundon me vrasjen e një polici në Toronto
- 20:14 Çmimet e naftës bien dhe aksionet rriten pasi Trump tha se do të anulojë sulmet ndaj Iranit
- 20:11 Jep dorëheqjen rektori i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjura
- 20:05 Trump: Kemi një marrëveshje me Iranin, po anuloj bombardimet