Mickoski takim me Erdogan në Stamboll, detaje nga bisedimet
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski u takua këtë të shtunë në Stamboll me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Në një njoftim nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, u njoftua se në takim u konfirmua bashkëpunimi i ngushtë, miqësor dhe strategjik midis dy vendeve.
Udhëheqësit e të dy vendeve shqyrtuan mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, rritjes së tregtisë, investimeve të reja, si dhe nxitjes së bashkëpunimit në sektorët e infrastrukturës, energjisë, turizmit, arsimit dhe mbrojtjes.
Mickoski, sipas njoftimit, theksoi rëndësinë e Turqisë si një partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik, duke vënë në dukje se qeveria e tij mbetet e përkushtuar për krijimin e një klime biznesi të favorshme dhe të parashikueshme për investimet e reja turke dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Presidenti Erdogan konfirmoi mbështetjen e Turqisë për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit tonë, si dhe gatishmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, shtoi qeveria e Maqedonisë së Veriut në një deklaratë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ndodhet që nga dje në Stamboll, ku mori pjesë në një forum biznesi kushtuar promovimit të bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.
Në fjalimin e tij në forum, Mickoski përmendi se ka një interes në rritje nga bizneset turke për investime në Maqedoninë e Veriut dhe i ftoi kompanitë turke të marrin pjesë në historinë e rritjes së vendit të tij.
India goditet nga vala ekstreme e të nxehtit, 64 gradë në diell
Pas marrëveshjes me SHBA-në, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban
Kryeministri britanik njofton ndalimin e mediave sociale për të rinjtë nën 16 vjeç (VIDEO)
- 10:32 Rama: Të vetmit përfitues nga protesta janë Qeveria Shqiptare dhe Partia Socialiste
- 10:31 Vrasja e 45-vjeçarit në Mirditë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes! Policia vijon hetimet (VIDEO)
- 10:18 Dosja “Partizani”, Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitjeje
- 10:08 India goditet nga vala ekstreme e të nxehtit, 64 gradë në diell
- 09:56 Pas marrëveshjes me SHBA-në, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban
- 09:53 Mashtronte të huajt me premtime për studime jashtë vendit, dërgohet në gjyq administratori i një kompanie