Mashtronte të huajt me premtime për studime jashtë vendit, dërgohet në gjyq administratori i një kompanie

15 Qershor 2026 | 09:53

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin A.Th., i akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit”, kryer më shumë se një herë.

Sipas organit të akuzës, nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 1751 të vitit 2024, rezulton se i pandehuri, në cilësinë e administratorit të një shoqërie tregtare që ushtronte aktivitet në fushën e trajnimeve dhe ndërmjetësimit për studime jashtë vendit, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur disa shtetas të huaj.

Hetimet kanë dokumentuar se personat e dëmtuar kanë kryer pagesa për procedura aplikimi dhe programe studimi jashtë Shqipërisë, bazuar në premtimet e bëra nga kompania. Megjithatë, sipas Prokurorisë, shërbimet e premtuara nuk janë ofruar ose janë realizuar vetëm pjesërisht, duke u shkaktuar atyre dëm ekonomik.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka vendosur dërgimin e çështjes për gjykim, ku do të shqyrtohen provat dhe pretendimet ndaj të pandehurit A.Th. për akuzën e mashtrimit të përsëritur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 plumba drejt Aleksandër Koçekut, si u organizua atentati në Shkodër. Pista e gjakmarrjes në qendër të hetimeve

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që i mori jetën 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Karmës së Kirit, përgjatë aksit Kir–Prekal...
10:31 | 12/07/2026

Operacion antidrogë në Kurbin e Mirditë, policia zbulon plantacione kanabisi dhe arreston 3 persona (EMRAT)

Policia e Lezhës ka goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike në qarqet Kurbin dhe Mirditë, duke arrestuar në flagrancë tre persona dhe asgjësuar...
10:24 | 12/07/2026

Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur pas mesnatës në fshatin Bërxullë, Vorë, ku humbi jetën 50-vjeçari Edmond (Ali) Sula....
09:39 | 12/07/2026