India goditet nga vala ekstreme e të nxehtit, 64 gradë në diell

15 Qershor 2026 | 10:08

India është goditur nga një valë e të nxehtit në javët e fundit dhe të martën e kaluar në kryeqytet, New Delhi, u mat 43.5 gradë Celsius, por temperatura në diell arriti deri në 64 gradë, raporton BBC.

Të dhënat zyrtare nga shërbimi meteorologjik tregojnë vlerat e temperaturës të matura në qytet në kushte standarde, por kamerat termike të organizatës Greenpeace India regjistrojnë nxehtësinë mbi sipërfaqen e tokës.

Sipas ekspertëve, gjatë ditëve të nxehta, betoni, rrugët, automjetet, si dhe sipërfaqe të tjera të ekspozuara ndaj diellit mund të ngrohen dukshëm më shumë se ajri përreth.

Temperaturat e larta sipërfaqësore rrisin nxehtësinë e absorbuar nga trupi i njeriut nëpërmjet rrezatimit dhe mund t’i bëjnë zonat urbane dukshëm më të ngrohta se temperatura zyrtare, veçanërisht aty ku ka pak hije ose bimësi.

Pulmologu A. Fatahudin tregoi se temperatura bazë e trupit të njeriut është 37 gradë Celsius dhe se ekspozimi afatgjatë ndaj temperaturës së lartë mund të çojë në rritjen e saj.

“Kur kalon 40 gradë Celsius, trupi ndalon së funksionuari normalisht. Simptoma më e zakonshme është lodhja nga nxehtësia. Njerëzit djersiten me shumicë, ankohen për dhimbje koke dhe lodhje”, tha ai, duke shtuar se në raste më serioze, njerëzit mund të bëhen të hutuar dhe të trullosur, madje të kenë edhe kriza, dhe nëse këto simptoma nuk trajtohen menjëherë, ato mund të jenë fatale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026