Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë të ekuipazhit

14 Qershor 2026 | 20:16

Forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe oficerë të zbatimit të ligjit kanë hipur për herë të parë në një cisternë të flotës së fshehtë ruse.

Në bordin e anijes ruse që u sekuestrua ndodheshin 25 anëtarë ekuipazhi me kombësi të ndryshme, raporton skynews.

Oficeri komandues i Marinsave Mbretërorë, nënkolonel Tom Quinn, tha se ekuipazhi në bord nuk ka rezistuar dhe kanë qenë “profesional” në ndihmën ndaj marinsave për të marrë kontrollin e sigurt të cisternës së naftës “Smyrtos”.

Ai shtoi se ekuipazhi aktualisht është “nën kujdesin e Agjencisë Kombëtare të Krimit”, e cila po i trajton ata “në mënyrën e duhur”.

Anija “Smyrtos”, cisternë me flamur të Kamerunit, po lundronte në Kanalin Anglez kur u ndalua në orët e para të mëngjesit.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se komando të Marinsave Mbretërorë dhe oficerë të trajnuar posaçërisht nga Agjencia Kombëtare e Krimit hipën në një cisternë nafte të sanksionuar.

Sekuestrimi i anijes, i cili zgjati gjashtë orë, u mbështet nga avionë të Grupit Ajror Detar (përfshirë helikopterët Chinook, Merlin Mk4 dhe Wildcat), një aeroplan RAF P-8, si dhe anijet HMS Sutherland dhe HMS Ledbury.

Kjo është hera e parë që një anije e “flotës së fshehtë” ruse ndalohet në ujërat britanike, pasi Starmer kishte miratuar në mars që trupat dhe forcat e rendit të lejoheshin t’i hipnin këtyre anijeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka uruar presidentin amerikan dhe njëherësh Presidentin e 45-të dhe të 47-të të Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, me rastin...
20:14 | 14/06/2026

Sa ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë?

Media e pavarur ruse Mediazona, në bashkëpunim me shërbimin rus të BBC-së, ka bërë të ditur se deri më tani janë konfirmuar identitetet e 225.019...
19:09 | 14/06/2026

Zyrtarët amerikan dyshojnë se dy gazetarë të NYT kanë siguruar materiale sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë dyshime se dy gazetarë të New York Times, Maggie Haberman dhe Jonathan Swan, kanë siguruar materiale rreth...
17:24 | 14/06/2026