Hegseth hedh poshtë pretendimet: Ushtria amerikane nuk ka mungesë të municioneve
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka hedhur poshtë pretendimet se ushtria e Shteteve të Bashkuara po përballet me mungesë të rezervave të municioneve, duke i cilësuar raportimet në media si të pavërteta.
Në një deklaratë publike, Hegseth tha se zërat për dobësimin e rezervave ushtarake amerikane janë një “histori e sajuar”, duke insistuar se kapacitetet mbrojtëse të SHBA-së mbeten të forta dhe të gatshme për çdo sfidë.
Komentet e tij erdhën vetëm disa orë përpara njoftimit se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kishin arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, duke përfshirë ndalimin e luftimeve në disa fronte dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Debati mbi rezervat amerikane të armëve është intensifikuar javët e fundit, mes shqetësimeve se angazhimet ushtarake dhe mbështetja për aleatët mund të ndikojnë në furnizimet strategjike të Uashingtonit.
Këto shqetësime u shtuan muajin e kaluar kur Sekretari në detyrë i Marinës Amerikane, Hung Cao, përmendi konfliktin në Lindjen e Mesme si një nga faktorët që ndikuan në vendimet lidhur me shitjet e armëve për Tajvanin.
Megjithatë, Pentagoni këmbëngul se forcat e armatosura amerikane disponojnë rezerva të mjaftueshme dhe se gatishmëria ushtarake e vendit nuk është vënë në rrezik.
Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit
Dita e fundit e samitit të G7 përqëndrohet te mediat sociale, Macron fton Trumpin në darkën e Versajës
Nafta bie në nivelin më të ulët tremujor me shpresat për rihapjen e Hormuzit
- 10:34 SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi
- 10:21 Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës
- 10:11 Sezoni veror, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda, policia njofton datat dhe oraret e përcaktuara
- 09:36 Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit
- 09:27 Dita e fundit e samitit të G7 përqëndrohet te mediat sociale, Macron fton Trumpin në darkën e Versajës
- 09:25 Nafta bie në nivelin më të ulët tremujor me shpresat për rihapjen e Hormuzit