Marrëveshja me SHBA, Hezbollahu: Irani, një aleat i shkëlqyer. Këmbënguli edhe për një armëpushim në Liban

15 Qershor 2026 | 16:15

Hezbollahu i Libanit ka reaguar dhe ka  mirëpritur marrëveshjen SHBA-Iran, por paralajmëroi se grupi nuk do të pranojë sulme të mëtejshme që shkelin sovranitetin kombëtar.

Në një deklaratë me shkrim, Hezbollahu përgëzoi Iranin për arritjen e tij të madhe dhe shprehu mirënjohje të thellë ndaj Republikës Islamike për këmbënguljen që çdo marrëveshje të përfshijë një armëpushim në Liban.

“Irani edhe një herë konfirmon se është vërtet një aleat i shkëlqyer dhe një mbështetës i fortë.”

Irani dhe ndërmjetësuesi kyesor, Pakistani kanë thënë se marrëveshja, që pritet të nënshkruhet të premten, do t’i japë fund menjëherë luftimeve në të gjitha frontet, përfshirë Libanin.

Forcat izraelite kanë luftuar kundër Hezbollahut në Liban dhe, më herët të dielën, përpara se të shpallej marrëveshja, ajo sulmoi kryeqytetin Bejrut.

Grupi militant i mbështetur nga Irani paralajmëroi gjithashtu se nuk do të pranojë asnjë agresion që shkel sovranitetin e tyre kombëtar dhe gjakun e popullit. Ai u zotua të mbështesë të drejtën e tij për të mbrojtur tokën e tij derisa të arrihet tërheqja e plotë e trupave izraelite dhe kthimi i të burgosurve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Araghchi kërkon ndalimin e plotë të sulmeve izraelite në Liban, pas marrëveshjes me SHBA-në

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi ka kërkuar një “ndalim të plotë” të sulmeve izraelite, në Liban, gjatë bisedave telefonike që zhvilloi të...
19:06 | 15/06/2026

Nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit? Trump jep detaje: Marrëveshja me Iranin publikohet së shpejti

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se teksti i memorandumit të mirëkuptimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të publikohet publikisht, me shumë mundësi pas...
18:37 | 15/06/2026

Emri i Trump hiqet nga fasada e “Qendrës Kennedy” pas urdhrit gjyqësor

Emri i presidentit amerikan Donald Trump është hequr nga fasada e “Qendrës John F. Kennedy për Artet Performuese”, pas një urdhri gjyqësor që e shpalli...
18:32 | 15/06/2026