Kush e nënshkroi marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit, zbulohen emrat
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance nënshkruan virtualisht Memorandumin e Mirëkuptimit me Iranin, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, nënshkroi dokumentin për palën iraniane, shtoi zyrtari për CNN.
Mësohet se një ceremoni zyrtare e nënshkrimit do të zhvillohet të premten në Zvicër. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi gjithashtu tha se pritet të ketë negociata të tjera midis Uashingtonit dhe Teheranit pas ceremonisë së nënshkrimit në Zvicër.
Duke folur pas një takimi me anëtarët e Komisionit Ekonomik të Parlamentit iranian, Araghchi paralajmëroi se negociatorët po ecnin përpara në një sfond mosbesimi.
“Ne e planifikojmë procesin e negociatave dhe zbatimin e marrëveshjes bazuar në mosbesim, shkelje të angazhimeve dhe përvoja të kaluara”, tha ai.
“Ne përpiqemi të krijojmë përparime ekonomike për vendin sa më shumë që të jetë e mundur përmes marrëveshjes”, shtoi diplomati.
Roboti “Pemba” ngjitet në 6,200 metra lartësi, qëllimi i radhës Everesti (VIDEO)
Zyrtari amerikan: Marrëveshja për armëpushim nuk përfshin aktualisht Libanin
ANALIZA/ Çfarë pritet nga Trump nga samiti i G7
- 20:44 Aksidenti detar me vdekje në Ksamil, policia jep detajet
- 20:28 Roboti “Pemba” ngjitet në 6,200 metra lartësi, qëllimi i radhës Everesti (VIDEO)
- 20:16 Kepi i Gjelbër surprizon Spanjën, ‘mbron’ rezultatin 0-0 deri në minutën e fundit
- 20:02 Thirrje të forta në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe Berishës
- 19:59 Zyrtari amerikan: Marrëveshja për armëpushim nuk përfshin aktualisht Libanin
- 19:55 Aksident në Gjirin e Ksamilit, mjeti lundrues përplaset me skafin e policisë! Shënohet një viktimë