Zyrtari amerikan: Marrëveshja për armëpushim nuk përfshin aktualisht Libanin

15 Qershor 2026 | 19:59

Një zyrtar i lartë amerikan i tha BBC-së se marrëveshja nuk e përfshin Libanin, por po zhvillohen diskutime të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Libanit.

“Nëse Irani nuk është në gjendje të kontrollojë Hezbollahun dhe nëse ata sulmojnë pozicionet izraelite ose qytetet izraelite, Izraeli do të ketë të drejtë të mbrohet dhe të përgjigjet”, tha zyrtari.

Zyrtari shtoi se Irani dhe aleatët e tij, së bashku me SHBA-në dhe aleatët e saj, po kërkojnë t’i japin fund armiqësive dhe të arrijnë një marrëveshje përfundimtare paqeje që shpresojmë të përfshijë shumë nga këto grupe përfaqësuese.

Memorandumi i Mirëkuptimit mes SHBA dhe Iranit u nënshkrua elektronikisht nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance, si dhe Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf.

Një ceremoni zyrtare e nënshkrimit do të zhvillohet këtë javë në Gjenevë. Gjithashtu pritet edhe publikimi i marrëveshjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin, edhe pse Evropa po ndërton...
19:01 | 14/07/2026

Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth

Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik më të lartë për depresion, ankth dhe ndryshime në tru, sipas një studimi të ri të prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të...
18:38 | 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West

Një ish-punonjës i Kanye West që fitoi një çështje kundër tij në fillim të vitit, po i kërkon gjykatësit të detyrojë reperin që t’i paguajë...
18:36 | 14/07/2026