Aksident në Gjirin e Ksamilit, mjeti lundrues përplaset me skafin e policisë! Shënohet një viktimë
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Një aksident detar është regjistruar këtë të hënë në Gjirin e Ksamilit, ku një mjet lundrues është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa një person tjerër ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.
Mësohet se viktima është identifikuar si Albiano Kreçi, 22 vjeç, banor i Ksamilit i cili dyshohet se ka qenë në drejtimin e një mjeti lundrues në formë automjeti.
Forcat e policisë dhe shërbimet emergjente kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa zona është rrethuar për të lehtësuar hetimet dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e përplasjes dhe përgjegjësitë e mundshme në këtë ngjarje të rëndë detare.
Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë
Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
- 19:13 Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
- 19:09 Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer
- 19:04 Erdogan optimist në Samitin e NATO-s: Pres të vendoset një marrëveshje mbi avionët F-35
- 18:59 Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës