VIDEO/ Dalin pamjet e përplasjes së skafit në formë makine me mjetin e Policisë Kufitare në Ksamil
Këto janë pamjet e momentit tragjik të aksidentit detar të ndodhur në Gjirin e Ksamilit pasditen e së hënës, ku një mjet lundrues i drejtuar nga 22-vjeçari Albiano Kreçi është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës.
Nga përplasja ka humbur jetën i riu, ndërsa një person tjerër ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, viktima Kreçi, është banor i Ksamilit, ndërsa ka humbur jetën në mjetin lundrues në formë automjeti.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe shërbimet emergjente, ndërsa zona u rrethua për të mundësuar kryerjen e veprimeve hetimore.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë detare.
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:54 Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
- 19:41 Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 19:35 Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036
- 19:30 Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe