Franca shqyrton ndryshimin e orarit të provimeve kombëtare për shkak të valës së të nxehtit
Ndërsa studentët në Francë kanë nisur sezonin e provimeve kombëtare, autoritetet arsimore po përballen me një sfidë gjithnjë e më të madhe: temperaturat ekstreme të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Vendi po përgatitet për një tjetër valë të fortë të të nxehtit, me temperatura që në disa rajone mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Situata ka nxitur debat mbi mënyrën se si zhvillohen provimet, pasi shumë shkolla nuk janë të pajisura për t’u përballur me kushte të tilla.
Ministri francez i Arsimit Kombëtar ka propozuar që në të ardhmen provimet të zhvillohen vetëm në orët e paradites, duke shmangur periudhën nga ora 14:00 deri në 18:00, kur temperaturat janë më të larta. Sipas tij, klasat duhet gjithashtu të ajrosen para mbërritjes së nxënësve, për të garantuar kushte më të mira gjatë testimeve.
Ekspertët e klimës dhe arsimit paralajmërojnë se temperaturat e larta mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatet akademike. Studime të ndryshme kanë treguar se nxehtësia ul përqendrimin dhe performancën e nxënësve, veçanërisht në lëndë si matematika dhe shkencat.
Ndërkohë, Franca pritet të përjetojë një javë shumë të nxehtë. Meteorologët parashikojnë që temperaturat të kalojnë 30 gradë Celsius në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në disa rajone të arrijnë deri në 36-40 gradë.
Arsimi është një nga sektorët që po ndjen drejtpërdrejt ndikimin e kësaj situate, ndërsa diskutimet për ndryshimin e kalendarëve dhe orareve të provimeve po marrin gjithnjë e më shumë mbështetje.
Marta Kos: Shqipëria ka siguruar BE-në se projekti 1.4 miliardë euro do të përmbushë standardet mjedisore
Trump e quan Macronin një ‘mik të veçantë’ dhe Francën një ‘vend të shkëlqyer
OBSH ngre alarm për aksesin e pabarabartë në gjak të sigurt
- 21:21 Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
- 20:53 Bllokimi i rrugës së Rinasit ditën e djeshme në marshimin e protestës, policia merr në hetim 19 persona
- 20:49 37-vjeçari humb kontrollin e mjetit lundrues dhe mbytet në liqenin e Ulzës, vijojnë kërkimet për trupin
- 20:44 Aksidenti detar me vdekje në Ksamil, policia jep detajet
- 20:28 Roboti “Pemba” ngjitet në 6,200 metra lartësi, qëllimi i radhës Everesti (VIDEO)
- 20:16 Kepi i Gjelbër surprizon Spanjën, ‘mbron’ rezultatin 0-0 deri në minutën e fundit