17 shtete mbështesin memorandumimin SHBA-Iran dhe kërkojnë zbatim të shpejtë
Një grup prej 17 shtetesh ka përshëndetur memorandumin e mirëkuptimit të shpallur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit rajonal dhe forcimit të ekonomisë globale.
Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të hënën, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia, së bashku me 13 vende të tjera, e përshkruan marrëveshjen si një “moment mundësie” për uljen e tensioneve dhe avancimin e diplomacisë në rajon.
Nënshkruesit përgëzuan SHBA-në, Iranin dhe ndërmjetësuesit, përfshirë Pakistanin dhe Katarin, për arritjen që e konsideruan një përparim të rëndësishëm diplomatik. Ata theksuan nevojën që negociatat teknike të përfundojnë sa më shpejt dhe marrëveshja të zbatohet në mënyrë të plotë dhe efektive.
Deklarata bëri gjithashtu thirrje për rihapjen urgjente të Ngushticës së Hormuzit dhe garantimin e lirisë së plotë të lundrimit, duke nënvizuar rëndësinë e sigurisë së transportit detar ndërkombëtar.
Vendet nënshkruese shprehën gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet për stabilitet, përfshirë përmes misioneve mbrojtëse të pavarura që synojnë sigurimin e rrugëve tregtare detare dhe operacionet e pastrimit të minave.
Në deklaratë u ritheksua gjithashtu se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore. Udhëheqësit shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar me SHBA-në, Iranin dhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), si dhe për të shqyrtuar heqjen e sanksioneve në këmbim të hapave të verifikueshëm nga Teherani në programin e tij bërthamor.
Dita do shndërrohet në natë për më mbi 6 minuta, po afron eklipsi diellor më i gjatë i shekullit të 21-të
Udhëheqësit e G7 do të takohen me Zelenskyn, Trump sinjalizon një optimizëm për paqe në Ukrainë
Japonia propozon një iniciativë të përbashkët mes vendeve të G7, për grumbullimin e mineraleve kritike
- 09:08 Dita do shndërrohet në natë për më mbi 6 minuta, po afron eklipsi diellor më i gjatë i shekullit të 21-të
- 08:41 Udhëheqësit e G7 do të takohen me Zelenskyn, Trump sinjalizon një optimizëm për paqe në Ukrainë
- 08:31 Katër sfida të mëdha sot në Botërorin 2026, Franca dhe Argjentina zbresin në fushë
- 08:25 Japonia propozon një iniciativë të përbashkët mes vendeve të G7, për grumbullimin e mineraleve kritike
- 08:19 Aksident në hyrje të Gjirokastrës, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën
- 08:09 Këmbimi valutor 16 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore