Udhëheqësit e G7 do të takohen me Zelenskyn, Trump sinjalizon një optimizëm për paqe në Ukrainë
Udhëheqësit e vendeve të G7 pritet të zhvillojnë këtë të martë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky mbi situatën në Ukrainë. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se: “Ndoshta mund të bëjmë diçka”, referuar dhënies fund të konfliktit që vijon prej më shumë se katër vitesh pas pushtimit rus në shkallë të plotë.
Zelensky do të marrë pjesë në një seancë të posaçme të mëngjesit të samitit në qytetin francez Évian, e cila i kushtohet luftës në Ukrainë. Më pas, gjatë ditës, liderët do të diskutojnë edhe mbi situatën në Iran, në një seancë ku pritet të marrin pjesë edhe udhëheqës arabë.
Liderët evropianë, të pritur nga presidenti francez Emmanuel Macron, pritet t’i kujtojnë Trump rëndësinë e ruajtjes së presionit ndaj Rusisë për të pranuar një marrëveshje paqeje në përputhje me kushtet e Kievit, dhe jo përmes lëshimeve nga Ukraina ndaj Moskës.
Zelensky ka kërkuar një reagim “vendimtar dhe thelbësor” nga G7 pas sulmeve të fundit ruse, të cilat kanë shkaktuar viktima dhe dëme të rënda, përfshirë një zjarr në një katedrale historike në Kiev. Ai gjithashtu bëri të ditur se kishte propozuar një takim me presidentin rus Vladimir Putin gjatë samitit, por sipas tij, Moska “nuk ishte e gatshme”.
Ndërkohë, Trump është shprehur optimist pas kontakteve të tij me Zelenskyn dhe Putinin, duke thënë se palët “janë të hapura” për dialog, pa dhënë më shumë detaje mbi bisedimet.
Irani: Përfundimi i luftës në Liban, çështja kryesore e marrëveshjes me SHBA
Irani pritet të lidhë rrjetin e tij të energjisë elektrike me atë të Katarit
Dita do shndërrohet në natë për më mbi 6 minuta, po afron eklipsi diellor më i gjatë i shekullit të 21-të
- 10:07 Përmbytjet prekën mbi 400 hektarë tokë, Fermerët e Maliqit: Dëmshpërblimet e premtuara nuk kanë mbërritur ende
- 10:07 Irani: Përfundimi i luftës në Liban, çështja kryesore e marrëveshjes me SHBA
- 10:05 Tejkaluan lejen e ndërtimit në një pallat në Tiranë, gjykata cakton masën arrest me burg për 4 shtetas
- 09:57 “Marta Kos foli qartë”, Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin
- 09:48 Irani pritet të lidhë rrjetin e tij të energjisë elektrike me atë të Katarit
- 09:44 Gjesti i diskutueshëm i gjyqtarit në Botëror, FIFA del me vendim zyrtar