“Marta Kos foli qartë”, Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në rrjetin social facebook se Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ që lidhet me Sazanin dhe Zvërnecin.
Rama i referohet edhe deklarimeve të Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, e cila ka folur për respektimin e standardeve dhe procesin në zhvillim.
“Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin e Zvërnecin dhe vetë Komisionerja Marta Kos ka folur qartë për të gjithë ata që duan t’i referohen fakteve”, shkruan Rama në Facebook bashkangjitur deklaratën e Kos.
Kjo e fundit deklaroi dje se qeveria shqiptare ka garantuar Komisionin Evropian se projekti turistik prej më shumë se 1.4 miliardë eurosh, i lidhur me Jared Kushner, do të respektojë standardet mjedisore evropiane.
“Ne kemi marrë garanci nga qeveria e Shqipërisë se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mjedisit do të respektohen”, tha Kos gjatë një konference për shtyp.
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 12:32 Samiti i NATO-s në Ankara, nis dita e dytë! Liderët botërorë diskutojnë nga lufta në Iran deri te ajo në Ukrainë! Rama takim me Rutte dhe Erdogan
- 12:32 Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh: Ju kërkojmë ndjesë që ju kemi mashtruar!
- 12:31 Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit, shenjë se janë të paaftë të angazhohen për uljen e tensioneve
- 12:30 Evropa do të investojë 50 miliardë dollarë në armë me rreze të gjatë
- 12:08 KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
- 11:58 Hegseth anulon udhëtimin në Izrael, ndërsa tensionet me Iranin përshkallëzohen