SHBA nis tërheqjen e disa avionëve të furnizimit me karburant nga Izraeli
Ushtria amerikane po përgatitet të tërheqë rreth 20% të avionëve të saj të furnizimit me karburant të vendosur në Aeroportin Ben Gurion të Izraelit, pas përparimit diplomatik mes Uashingtonit dhe Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit mes dy vendeve.
Sipas mediave izraelite, ky veprim vjen pas arritjes së një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, i cili synon të hapë rrugën për një përfundim të përhershëm të luftës.
Ende nuk është bërë e ditur nëse avionët do të largohen nga territori izraelit apo do të transferohen në baza të Forcave Ajrore të Izraelit. Më herët, ministrja izraelite e Transportit, Miri Regev, kishte deklaruar se SHBA-ja ka të stacionuar 72 avionë furnizimi me karburant në Aeroportin Ben Gurion, të cilët zënë pothuajse gjysmën e hapësirave të parkimit të aeroportit.
Tensionet në rajon u përshkallëzuan pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit, të cilave Teherani iu përgjigj me sulme ndaj objektivave në rajon dhe kufizime në qarkullimin detar në Ngushticën e Hormuzit.
Pas ndërmjetësimit të Pakistanit, palët arritën një armëpushim të përkohshëm më 8 prill, ndërsa më vonë njoftuan një marrëveshje kornizë për përfundimin e konfliktit. Sipas raportimeve, marrëveshja pritet të nënshkruhet zyrtarisht në Zvicër më 19 korrik.
Kina goditet nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda
Trump: Rusia duhet të arrijë një marrëveshje me Ukrainën dhe Izraeli duhet të ndalojë sulmet
Trump: Marrëveshja e thotë qartë dhe fuqishëm se Irani nuk do të ketë armë bërthamore
- 14:29 SpaceX hyn fuqishëm në AI, blen Anysphere për 60 miliardë dollarë
- 14:22 Golashënuesi iranian akuzohet për festim “me armë”
- 14:14 Kina goditet nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda
- 14:11 Trump: Rusia duhet të arrijë një marrëveshje me Ukrainën dhe Izraeli duhet të ndalojë sulmet
- 13:58 Trump: Marrëveshja e thotë qartë dhe fuqishëm se Irani nuk do të ketë armë bërthamore
- 13:42 Trafikuan 50 tonë kokainë, SPAK godet grupin kriminal, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri