Babai 24-vjeçar vret logopedin në Valencia, dyshonte se ai kishte abuzuar me djalin e tij të mitur

16 Qershor 2026 | 16:52

Autoritet spanjolle kanë arrestuar një 24-vjeçar në qytetin valencian të Burjassot si autorin e dyshuar të një vrasjeje. I riu ka goditur për vdekje me thikë logopedin e djalit të tij 2-vjeçar, pasi dyshonte se ai kishte abuzuar fëmijën.

Pas ngjarjes së rëndë, autori i dyshuar u vetëdorëzua në polici duke rrëfyer se vrarë një person. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë motivin e krimit. Dyshimet fillestare sugjerojnë se babai i djalit e vrau terapistin pasi e gjeti fëmijën në klinikë me pantallona të ulura dhe pa pelena, duke besuar se e kishte abuzuar të birin.

Babai i të miturit mësohet se kërkoi logopedit t’i tregonte pamjet e kamerave të sigurisë së klinikës, megjithëse nuk është konfirmuar nëse takimi ishte regjistruar. Kur terapisti dyshohet se refuzoi, babai e goditi për vdekje me thikë dhe më pas u dorëzua në polici.

Trupi i viktimës u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Valencia, ku do të kryhet një autopsi për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Herët në mëngjes të martën, oficerët e Policisë Kombëtare gjetën thikën 15 centimetra që dyshohet se është përdorur për të kryer krimin, pa specifikuar vendndodhjen ose rrethanat që çuan në zbulimin e armës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca amerikane vlerëson: Irani mund të bllokojë Ngushticën e Hormuzit sipas dëshirës

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë vlerësuar së fundmi se Irani mund ta mbyllë në mënyrë efektive aksesin në Ngushticën e Hormuzit sipas dëshirës që nga...
17:45 | 16/06/2026

Fregata ruse qëllon me armë zjarri jahtin britanik në Kanalin e La Manshit

Ministria britanike e Mbrojtjes po heton raportet se një fregatë ruse, Admiral Grigorovich, qëlloi me armë zjarri brenda një rrezeje prej 500 metrash nga një jaht britanik...
17:43 | 16/06/2026

Kanadaja rrit presionin ndaj Moskës, vendos 162 sanksione të reja kundër Rusisë

Kanada i ka vendosur sërish kufizime makinerisë së luftës ruse të martën, duke e shënjestruar atë me 162 sanksione, tha kryeministri Mark Carney në Samitin...
17:34 | 16/06/2026