Irani kërkon që Izraeli të tërhiqet nga Libani si pjesë e marrëveshjes

16 Qershor 2026 | 17:21

Irani po kërkon që Izraeli të tërhiqet nga Libani, si pjesë e marrëveshjes që Teherani ka arritur me Shtetet e Bashkuara.

Duke folur para ambasadorëve dhe krerëve të misioneve të huaja diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare në Teheran, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Teherani e sheh luftën në Liban si të lidhur dhe të ndërvarur me konfliktin midis SHBA-së dhe Iranit.

Sipas tij, çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës duhet të përfshijë Libanin.

“Që nga dita e parë, Republika Islamike e Iranit e konsideroi përfundimin e luftës në Liban si një nga kërkesat për përfundimin e luftës me Iranin”, tha Araghchi.

“Irani e sheh marrëveshjen si një marrëveshje midis “Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit nga njëra anë dhe nga ana tjetër, Iranit dhe Hezbollahut. Pa tërheqjen e forcave izraelite nga territoret që pushtuan gjatë kësaj lufte, përfundimi i luftës nuk do të jetë i plotë”, shtoi ai.

Zyrtarët amerikanë thanë të hënën se tërheqja e Izraelit nga Libani nuk ishte pjesë e marrëveshjes. Zyrtarët izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, thanë se ushtria e vendit nuk do të tërhiqej nga Libani jugor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Luanët e Mbretërisë së Bashkuar parashikojnë fatin e Anglisë në Kupën e Botës

Luaneshat dhe luanët në Mbretërinë e Bashkuar iu dhanë kuti me tematikë Kupën e Botës për të zgjedhur, me portierët që i trajtuan zgjedhjet e...
19:11 | 16/06/2026

U dëmtua nga sulmet, restaurimi i Manastirit të Kievit mund të zgjasë 2 vite

Riparimet e një manastiri gati 1,000-vjeçar në Kiev, i cili u dëmtua nga ajo që Ukraina e quajti një sulm i qëllimshëm rus, mund të zgjasin rreth...
18:54 | 16/06/2026

Netanyahu i druhet marrëveshjes së Trumpit me Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte me kabinetin e tij të sigurisë në një bunker vonë të dielën në mbrëmje, i përgatitur për mundësinë e raketave...
18:46 | 16/06/2026