Norvegjia në Botërorin 2026 me një mision historik, Solbakken në qendër të projektit

16 Qershor 2026 | 19:11

Norvegjia do të marrë pjesë në Botërorin 2026 me pritshmëri të mëdha, duke shpresuar jo vetëm te ylli i saj i sulmit, por edhe te përvoja e trajnerit Ståle Solbakken, i cili e riktheu kombëtaren në një Kupë Bote pas 28 vitesh dhe synon kualifikimin më tej, madje edhe si një nga skuadrat e vendeve të treta.

Rruga e Solbakken në futboll ka qenë e jashtëzakonshme. Në vitin 2001, gjatë një seance stërvitore me Norvegjinë, ai pësoi një arrest kardiak dhe zemra e tij ndaloi për rreth 7 minuta, përpara se të rikthehej në jetë falë ndërhyrjes së mjekëve të kombëtares.

Pas këtij episodi, ai i dha fund karrierës si futbollist dhe iu përkushtua stërvitjes. Te Copenhagen ai u shndërrua në një trajner me emër në Europë, duke fituar reputacion edhe pas paraqitjeve të forta në përballje të mëdha, përfshirë edhe ndaj Barcelonës së Pep Guardiolës.

Sot, në vitin 2026, Solbakken synon të shkruajë historinë me një brez të talentuar norvegjezësh, duke e kthyer përvojën e tij të jashtëzakonshme në sukses në skenën botërore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Didier Deschamps zbulon skuadrën që do të trondisë Botërorin 2026

Trajneri i përfaqësueses franceze, Didier Deschamps, nuk i ka kursyer elozhet për Senegalin në prag të sfidave të Kampionatit Botëror 2026. Në një analizë të...
20:05 | 16/06/2026

Infantino në qendër të turneut të madh botëror! Udhëtime intensive dhe debat për ndotjen

Presidenti i Gianni Infantino ka nisur një tur të ngjeshur gjatë Kupës së Botës, duke ndjekur disa ndeshje në qytete të ndryshme të Amerikës së...
19:32 | 16/06/2026

Donald Trump, raportohet se t’i japë trofeun e kampionit fituesit të Kupës së Botës

Donald Trump mund të jetë i pari që do të mbajë trofeun e Kupës së Botës. Sipas talkSport, FIFA nuk do të kishte asnjë kundërshtim që...
19:31 | 16/06/2026