Eurostat: Më pak kërkesa për azil, më shumë kontrata pune

16 Qershor 2026 | 19:30

Tani largimi nga Shqipëria nuk ka pse të jetë në rrugë ilegale. Të dhënat e reja të Eurostat tregojnë se kërkesat për azil kanë rënë dhe format e reja të punësimit kanë ardhur në rritje.

Gjatë periudhës janar-mars 2026, aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian ranë me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Lejet e punës po zëvendësojnë gradualisht kërkesat për azil si mënyra kryesore për t’u vendosur në Europë.

Kjo tendencë nuk është vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet europiane. Gjatë vitit 2025, vendet e BE-së regjistruan rreth 669 mijë aplikime për azil për herë të parë, 27% më pak se një vit më parë. Spanja, Italia, Franca, Gjermania dhe Greqia mbetën vendet që pritën numrin më të lartë të aplikantëve, ndërsa Gjermania shënoi një nga uljet më të forta të kërkesave.

Ndërkohë, në mars të vitit 2026, vendet e BE-së dhe ato të asociuara morën rreth 59 mijë kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare, një nivel më i ulët se ai i regjistruar gjatë pjesës më të madhe të vitit 2025. Franca, Italia, Spanja dhe Gjermania përqendruan më shumë se tre të katërtat e aplikimeve totale.

Mungesa e fuqisë punëtore në disa vende europiane dhe shtrëngimi i politikave të azilit kanë ndikuar në rritjen e këtij trendi. Në qershor të këtij viti hyri në fuqi edhe Pakti i ri Europian për Migracionin dhe Azilin, i cili synon procedura më të shpejta dhe kontrolle më të forta në kufijtë e BE-së.

Për Shqipërinë, të dhënat sugjerojnë se emigracioni po orientohet gjithnjë e më shumë drejt punësimit të rregullt dhe jo drejt kërkesave për azil, një ndryshim që pasqyron edhe kërkesën në rritje të tregut europian për fuqi punëtore nga Ballkani Perëndimor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Endrrat e vrara në Shqipëri”, pankartat e qytetarëve në ditën e 17-të të protestës (FOTO)

Qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të martë në ditën e 17-të të protestës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të...
20:35 | 16/06/2026

Nis marshimi i qytetarëve, mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë ku pritet që në orët në vijim protestuesit të vazhdojnë protestën e tyre e cila...
19:12 | 16/06/2026

Turistët nga Holanda mbështesin protestën në Korçë: Të rinjtë duhet të rrinë në Shqipëri (VIDEO)

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi në ditën e saj të 17-të edhe këtë të martë në qytetin e Korçës. Një numër i ulët qytetarësh kanë...
18:52 | 16/06/2026