Trump shkon me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri shaka në samitin e G7 në Evian, kur ishte rreth një orë me vonesë në takim, duke thënë se ai ishte shefi.
“Unë jam shefi,” tha ai, raportoi Neë York Times.
Sipas raportimeve, megjithëse deklarata e Trump u bë në një kontekst joformal, me shaka, me të mbërritur në takim, gjatë të cilit, sipas raportimeve të medias, ai u ankua gjithashtu se ishte “shumë vapë” në dhomë dhe u ul në krye të tryezës.
Më vonë gjatë samitit, Trump dhe udhëheqës të tjerë botërorë miratuan një deklaratë të përbashkët duke lavdëruar “udhëheqjen e fortë” të presidentit amerikan në arritjen e një marrëveshjeje mbi marrëdhëniet me Iranin.
Dokumenti e cilëson marrëveshjen paraprake midis SHBA-së dhe Iranit si një “mundësi historike” për të parandaluar Teheranin të zhvillojë armë bërthamore.
Njoftimi deklaroi se do të nevojitej një “marrëveshje gjithëpërfshirëse diplomatike” , e cila duhet të shoqërojë memorandumin që zyrtarët e lartë amerikanë dhe iranianë planifikojnë të nënshkruajnë në Zvicër.
Sipas NYT, pavarësisht lëvdatave për Trump, dokumenti pasqyron gjithashtu përpjekjen e G7 për të ruajtur një front të përbashkët: udhëheqësit përsëritën “mbështetjen e tyre të palëkundur” për Ukrainën dhe njoftuan forcimin e sanksioneve kundër Rusisë, veçanërisht pas deklaratave të mëparshme të Trump në të cilat ai sugjeroi se SHBA-të “nuk kishin të bënin fare” me luftën.
Ish-punonjësi i shëndetësisë u përpoq të shiste të dhënat mjekësore private të princeshës së Uellsit
Zvicra konfirmon: Resorti Burgenstock do të presë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran
Marrëveshja SHBA-Iran, 2 mijë ushtarë do të sigurojnë vendin e nënshkrimit në Zvicër
- 15:46 Miratim historik i BE-së për riatdhesimet sipas modelit me Shqipërinë. Meloni: Sukses i madh i Italisë
- 15:38 Ish-punonjësi i shëndetësisë u përpoq të shiste të dhënat mjekësore private të princeshës së Uellsit
- 15:34 Rama: Parlamenti Europian ndau “shapin” nga “sheqeri”, Zvërneci dhe Narta do të mbrohen! Zhvillimi sipas standardeve të BE
- 15:33 Zvicra konfirmon: Resorti Burgenstock do të presë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran
- 15:22 Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3,500 trupa
- 15:21 Marrëveshja SHBA-Iran, 2 mijë ushtarë do të sigurojnë vendin e nënshkrimit në Zvicër