Zvicra konfirmon: Resorti Burgenstock do të presë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran
Zyrtarët zviceranë kanë konfirmuar se resorti malor zviceran i Bürgenstock do të presë nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit midis SHBA-së dhe Iranit të premten.
Ministria e Jashtme zvicerane i tha CNN se ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohej në Resortin Bürgenstock me pamje nga liqeni i Lucernës, në vend të Gjenevës siç ishte planifikuar fillimisht.
Sakaq, ajo tha se kishte qenë në “kontakt të ngushtë” me SHBA-në, Iranin, Pakistanin dhe Katarin përpara se të binte dakord për vendndodhjen.
“Nënshkrimi është planifikuar për të premten, më 19 qershor, në Bürgenstock në kantonin e Nidwalden. Vendndodhja u propozua nga ndërmjetësit pakistanezë dhe katarianë, si dhe nga SHBA-të dhe Irani”, tha ministria.
Rreth 2,000 ushtarë do të sigurojnë vendin e nënshkrimit dhe një zonë ndalim-fluturimi mbi malin Bürgenstock do të vendoset nga 18 qershori deri më 20 qershor për të garantuar sigurinë, tha qeveria zvicerane.
Kjo nuk është hera e parë që Bürgenstock ka organizuar një ngjarje diplomatike të nivelit të lartë. Në qershor të vitit 2024, vendpushimi priti samitin e Paqes në Ukrainë , i cili mblodhi delegacione nga e gjithë bota.
Resorti u përdor gjithashtu si sfond i famshëm i filmit të James Bond, Goldfinger, i cili u publikua në vitin 1964, me Sean Connery në rolin kryesor.
Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane