Buxheti i shtetit, 3.6 mld euro në 5 muaj, kryesojnë TVSH dhe tatimi i pagave
Buxheti i shtetit ka mbledhur 3.6 mld euro në 5 muajt e parë të vitit. Kjo vlerë është 11% më e lartë Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit për periudhën janar-maj 2026 arritën në rreth 340.5 miliardë lekë, ose 3.6 mld euro. Në krahasim me periudhën e vitit të kaluar, ato janë rritur me 34.3 miliardë lekë ose 11%.
Motori kryesor i kësaj performance mbetet administrata tatimore. Paratë e mbledhura nga tatimet arritën në 120 miliardë lekë, me rritje vjetore 9%.
Ndikimi kryesor u pa te TVSH-ja neto e arkëtuar në vend, e cila arriti në 36 miliardë lekë, me një rritje prej 18%, një rritje që sinjalizon zgjerimin e konsumit dhe të aktivitetit ekonomik.
Një tjetër tregues me rëndësi është tatimi mbi të ardhurat personale. Të ardhurat nga ky zë arritën në 40 miliardë lekë, ose 18% më shumë se një vit më parë. Kjo lidhet me rritjen e pagave në sektorin privat dhe publik, si dhe me formalizimin më të madh të tregut të punës.
Në krahun e shpenzimeve, qeveria ka shpenzuar 287 miliardë lekë, me rritje 7%.
Pjesa më e madhe e fondeve është përdorur për shpenzime korente, të cilat arritën në 260 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet kapitale, që lidhen me investimet publike, u rritën me 10%.
Performanca fiskale e 5-mujorit të parë tregon një situatë të qëndrueshme të financave publike. Rritja e fortë e të ardhurave, veçanërisht nga TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat personale, ka krijuar hapësira më të mëdha për financimin e politikave publike dhe investimeve.
Tregtia e jashtme, eksportet për muajin maj u rritën 3%, importet arritën 81 mld lekë
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
Këmbimi valutor 17 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 20:46 BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë
- 20:37 Kinematografia shqiptare në zi, shuhet në moshën 79-vjeçare Gjergji Lala
- 20:35 “Ndaloni ekocidin”, dhentë bashkohen në marshim. Mënyra e veçantë e të moshuarit për të protestuar (VIDEO)
- 20:19 Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. ‘Flamingot’ marshojnë mes turmës
- 20:18 Mertens: Belgjika mund të fitojë, Napoli mbetet dashuria ime
- 20:18 Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët e Elbasanit dalin në protestë (VIDEO)