Real Madridi i kërkon UEFA-s rihapjen e hetimeve për rastin “Negreira”

17 Qershor 2026 | 19:43

Real Madrid ka intensifikuar qëndrimin e tij institucional lidhur me rastin “Negreira”, duke i dërguar këtë të mërkurë një letër UEFA ku kërkon rihapjen e procedurave disiplinore të nisura më herët ndaj FC Barcelona.

Në deklaratën zyrtare, klubi madrilen pretendon se disponon “prova relevante” që, sipas tij, “përforcojnë në mënyrë përfundimtare” dyshimet e ngritura më parë mbi pagesat e kryera nga Barcelona ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve të Federatës Spanjolle të Futbollit, José María Enríquez Negreira.

Sipas hetimeve dhe raportimeve të deritanishme, midis viteve 2001 dhe 2018, Barcelona dyshohet se ka kryer pagesa prej rreth 7.3 milionë eurosh ndaj kompanive të lidhura me Negreirën. Klubi katalanas ka deklaruar më herët se këto pagesa kanë qenë për shërbime konsulence të lidhura me arbitrimin, duke mohuar çdo përpjekje për ndikim në vendimet e gjyqtarëve. Ish-presidentët Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu kanë mohuar gjithashtu çdo akuzë për blerje favoreje para gjykatës në Barcelonë.

Real Madrid i kërkon UEFA që “të rifillojë menjëherë procedurat disiplinore”, duke e cilësuar të papranueshme zvarritjen e kësaj çështjeje. Sipas klubit, situata aktuale “dëmton seriozisht besueshmërinë e futbollit, institucioneve të tij dhe drejtuesve të tij”.

Në deklaratë, madrilenët theksojnë se kërkojnë një reagim “të vendosur, shembullor dhe të menjëhershëm sportiv”, pavarësisht zhvillimeve të procesit gjyqësor në vazhdim në Spanjë.

Klubi gjithashtu sqaron se nuk synon të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë spanjolle, por se do të vazhdojë të ndjekë rrugët ligjore si palë civile, ndërsa i kërkon UEFA-s të përdorë kompetencat e saj disiplinore për të garantuar integritetin dhe transparencën e garave europiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mertens: Belgjika mund të fitojë, Napoli mbetet dashuria ime

Ish-sulmuesi belg Dries Mertens ka folur për jetën pas pensionimit, kombëtaren e Belgjikës dhe lidhjen e tij të fortë me Napolin në një intervistë për...
20:18 | 17/06/2026

Kupa e Botës! Meksikanët do të vazhdojnë të punojnë nga distanca

Qeveria meksikane ka lëshuar një dekret që urdhëron punën në distancë dhe pezullimin e mësimeve shkollore në Mexico City dhe zonën metropolitane të Guadalajarës. Masa...
20:05 | 17/06/2026

Austria fitoi disi me “fat” ndaj Jordanisë, në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës

 Austria do të duhet të jetë më e kënaqur me rezultatin sesa me performancën kur vlerëson ndeshjen e saj hapëse në Kupën e Botës. Pavarësisht...
20:01 | 17/06/2026