Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë

17 Qershor 2026 | 21:52

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka komentuar protestën qytetare e cila sot hyri në ditën e saj të 18-të. Ajo u shpreh se për sa kohë protesta mbetet në linjat e një të drejte qytetare në një shtet demokratik, ajo është shumë e mirë, por shtoi se brenda saj ka rryma që dëmtojnë vetë qëllimin e tubimit.

Gjuzi, sakaq, u ndal veçanërisht te marshimi i fundit, ku qytetarët u orientuan drejt autostradës Tiranë-Durrës dhe më pas drejt aeroportit, duke e cilësuar atë si një lëvizje që nuk përfaqëson qytetarët e thjeshtë.

 “Protesta për sa kohë që mbetet në linjat e një të drejte qytetare në një shtet demokratik, është shumë e mirë. Mendoj që ka rryma aty brenda që nuk i bëjnë mirë as vetë protestës.

Eventi që ndodhi para disa ditësh, para dy netësh, me rrugëtimin drejt një infrastrukture kritike, në një nga aksat më të rëndësishme të vendit, mendoj që nuk qe nga ata qytetarët që janë realisht aty për të protestuar në atë formë. Do të thotë që nuk është një grup homogjen në krye të kësaj gjëje.

Kjo është një protestë e cila nisi për një investim, nisi dhe u bë politike më pas.

Nuk e di sa politike është bërë në kushtet për ata që e nisën. Për ata që e nisën, janë ende aty. Ata që e nisën nuk e kaluan në këtë nivelin politik, pra e harruan se për çfarë e nisën. Nuk u intereson më zhvillimi dhe transparenca e zhvillimit. Pra, nuk jemi në një grup homogjen që kërkon një gjë të gjithë njëzëri. Kemi disa grupe që unë mendoj, në forma të ndryshme, po e përdorin për interesa, qëllime dhe objektiva të ndryshme”, u shpre ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian. Sipas Bardhit,...
17:56 | 08/07/2026

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Menjëherë pas marrjes...
17:21 | 08/07/2026

Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi

Një kamion i ngarkuar me inerte është përmbysur këtë të mërkurë në aksin rrugor Elbasan–Peqin, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Paraprakisht dyshohet se...
16:34 | 08/07/2026