Tregtia e jashtme, eksportet për muajin maj u rritën 3%, importet arritën 81 mld lekë

17 Qershor 2026 | 19:51

Tregtia e jashtme njohu rritje të lehtë në muajin maj, me eksportet që kapën vlerën e 33 mld lekëve. Nga ana tjetër, importet kushtuan 81 mld lekë, duke thelluar deficitin.

Eksportet e mallrave arritën në 33 miliardë lekë gjatë muajit maj 2026, me një rritje 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, në raport me muajin prill, ato janë ulur 6%.

Nga ana tjetër, importet vijuan trajektoren rritëse, duke arritur në 81 miliardë lekë, ose 4% më shumë se në maj 2025. Si rezultat, deficiti tregtar u zgjerua në 48 miliardë lekë, me rritje vjetore 5%.

Sipas treguesve të INSTAT, rritja e eksporteve është mbështetur kryesisht nga sektori i ushqimeve, pijeve dhe duhanit, i cili dha kontributin më të madh pozitiv. Po ashtu, ndikim të rëndësishëm kanë pasur materialet e ndërtimit dhe metalet, si dhe grupi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit.

Në kahun tjetër, sektori që vazhdon të vuajë më shumë mbetet industria fason. Rënia e porosive nga tregjet europiane dhe vështirësitë konkurruese vijojnë të reflektohen në performancën e këtij sektori.

Në rritjen e importeve, ndikimin më të fortë e kanë pasur mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, të cilat kanë kontribuar me 3.2 pikë përqindje. Rritje kanë shënuar gjithashtu importet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit, si dhe produktet kimike dhe plastike.

Në aspektin gjeografik, Kosova dhe Greqia rezultojnë partnerët që kanë kontribuar më shumë në rritjen e eksporteve shqiptare gjatë muajit maj.

Ndërkohë, në anën e importeve, Italia dhe Kina kryesojnë rritjen e mallrave që hyjnë në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Buxheti i shtetit, 3.6 mld euro në 5 muaj, kryesojnë TVSH dhe tatimi i pagave

Buxheti i shtetit ka mbledhur 3.6 mld euro në 5 muajt e parë të vitit. Kjo vlerë është 11% më e lartë Të ardhurat e...
18:58 | 17/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të mërkurën më 17 qershor çmimet e reja për shitjen e karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit...
11:48 | 17/06/2026

Këmbimi valutor 17 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:07 | 17/06/2026