Rama i pranishëm në seancën plenare, votohet me 84 vota pro amnistia penale

18 Qershor 2026 | 18:58

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të enjte është bashkuar në rinisjen e seancës plenare në Kuvend ku u votua amnistia penale. Para votimit, në seancë pati tensione dhe kryeparlamentari, Niko Peleshi vendosi që deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj të përjashtohej nga seanca pasi bënte thirrje kryeministrit të japë dorëheqjen dhe të dëgjonte kërkesat e protestuesve.

Në seancë munguan deputetet e PD. Të pranishëm ishin vetëm deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi dhe deputetet e Mundësisë, Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Pavarësisht debatit në Kuvend, amnistia penale u votua me 84 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi se nga zbatimi i amnistisë përfitojnë 466 persona, të cilët do të lirohen. Sipas tij, mes përfituesve janë 11 gra dhe 1 fëmijë.

Gogu bëri të ditur gjithashtu se 869 të dënuar do të përfitojnë ulje të masës së dënimit, në kuadër të zbatimit të ligjit për amnistinë. Ai theksoi se procesi po ndiqet nga institucionet përgjegjëse, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama prezent në Parlament, protestuesit nuk shkojnë drejt bulevardit! Marshojnë drejt Kuvendit

Qytetarët edhe këtë të enjte kanë vijuar protestën e tyre ndërsa regjistrohet dita e 19-të. Ndryshe nga ditët e tjera, ata nuk kanë marshuar drejt...
19:23 | 18/06/2026

Jetojnë në një ish-kazermë, familja nga Peqini apel për strehë

Mes varfërisë, sëmundjes dhe pamundësisë për të siguruar një strehë të denjë, familja Hoxha nga Peqini po jeton prej vitesh një dramë të heshtur. Për...
19:22 | 18/06/2026

Zjarr pranë një reparti ushtarak në Gjirokastër, policia shoqëron çobanin e bagëtive

Një vatër zjarri u regjistruar pasditen e sotme pranë një reparti ushtarak në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër. Shërbimi Zjarrfikës u njoftua për një zjarr të...
19:21 | 18/06/2026