Vijon protesta në Tiranë, qytetarët mblidhen për ditën e 19-të radhazi

18 Qershor 2026 | 19:21

Për të 19-ën ditë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të enjte në qendër të Tiranës në kuadër të protestës jopartiake që po zhvillohet prej javësh në kryeqytet.

Tubimi ka nisur në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit pritet të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë. Në përfundim të marshimit, organizatorët kanë parashikuar mbajtjen e fjalimeve para institucionit qeveritar.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, grumbullimi i sotëm ka nisur në orën 19:00, një orë më vonë se zakonisht, sipas njoftimit të bërë paraprakisht nga organizatorët e protestës.

4 Updates
20:01

Protestuesit para Kuvendit, eskorta e kryeministrit largohet me shpejtësi (VIDEO)

Ndryshimi i intenerarit të protestuesve duke marshuar drejt Parlamentit i kapi të papërgatitur deputetët të cilët u pikasën duke u larguar nga ambientet e Kuvendit. Disa deputetë socialistë u përballën me turmën teksa ndaj tyre pati thirrje dhe fishkëllima.

Menjëherë pas grumbullimit të protestuesve para Kuvendit, eskorta e kryeministrit Edi Rama është parë teksa largohet pak para se pjesa tjetër e qytetarëve të bashkohej në protestë para Parlamentit.

Rama u bashkua pasdite në seancën plenare ku qëndroi për disa çaste gjatë votimit të amnistisë penale dhe më pas u largua përshkak të protestave. Pak minuta pasi u pa eskorta e Ramës, kaloi edhe eskorta e kryeparlamentarit Niko Peleshi.

🔗 Shpërndaje
19:51

Tensione para Parlamentit. Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, Ardit Bido: O hajdut (VIDEO)

Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido duke i bërë thirrje: O hajdut!

Bido është ‘konfrontuar’ me ta duke i pyetur se çfarë u ka vjedhur. Situata më pas u tensionua pasi shume persona u afruan pranë tij duke sjellë ndërhyrjen e policisë për largimin e tij nga turma.

Një protestues gjithashtu u neutraliza nga policia pasi tentoi të shkonte pas efektivëve të cilët po shoqëronin Bidon.

🔗 Shpërndaje
19:42

Protestuesit nisen nga Kryeministria drejt Parlamentit, bëjnë thirrje për bllokimin e hyrjes së Kuvendit

Protestuesit këtë të enjte kanë vendosur të ndryshojnë intenerarin e zakonshëm të protestës duke marshuar drejt Parlamentit. Qytetarët të cilët ishin mbledhur para Kryeministrisë, janë nisur drejt Parlamentit për t’iu bashkuar pjesës tjetër të protestuesve që momentalisht ndodhen para Kuvendit.

Protestuesit kanë bërë thirrje që të bllokohen hyrjet e Parlamentit. Pas mbledhjes para Parlamentit të protestuesve, kryeministri Edi Rama i cili ishte i pranishëm në seancën plenare është larguar nga ambientet e Kuvendit.

Deputetë të shumtë socialistë gjithashtu janë parë në rrugë teksa largohen ndërsa protestuesit kanë vijuar me protestën e tyre.

🔗 Shpërndaje
19:23

Rama prezent në Parlament, protestuesit nuk shkojnë drejt bulevardit! Marshojnë drejt Kuvendit

Qytetarët edhe këtë të enjte kanë vijuar protestën e tyre ndërsa regjistrohet dita e 19-të. Ndryshe nga ditët e tjera, ata nuk kanë marshuar drejt Kryeministrisë por kanë ndryshuar intinerar teksa po marshojnë drejt Kuvendit ku po mbahet edhe seanca plenare.

Pak minuta më parë në seancën plenare u bashkua edhe kryeministri Edi Rama. Protestuesit shihen me flamuj dhe pankarta në duar teksa bëjnë thirrje për dorëheqjen e Ramës.

🔗 Shpërndaje
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama i pranishëm në seancën plenare, votohet me 84 vota pro amnistia penale

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të enjte është bashkuar në rinisjen e seancës plenare në Kuvend ku u votua amnistia penale. Para votimit, në...
18:58 | 18/06/2026

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS në mbledhje të zgjeruar, Euronews Albania zbulon detajet

Partia Socialiste do të zhvillojë të shtunën, në orën 10:00, mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave, sipas burimeve të gazetares së...
17:33 | 18/06/2026

Bajrat kallëzojnë deputeten Marjana Koçeku në SPAK

Familja e Bajrave ka kallëzuar në SPAK deputeten Marjana Koçeku lidhur me postimin e saj të shpërndarë në medias sociale. Bajrat e kanë kallëzuar për shpifje...
16:39 | 18/06/2026