Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS në mbledhje të zgjeruar, Euronews Albania zbulon detajet

18 Qershor 2026 | 17:33

Partia Socialiste do të zhvillojë të shtunën, në orën 10:00, mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave, sipas burimeve të gazetares së Euronews Albania Eksiola Shehu.

Lajmërimi për takimin u është dërguar deputetëve vetëm pak më parë.

Mbledhja vjen në një moment të ndjeshëm politik, kur prej disa ditësh në vend po mbahen protesta qytetare kundër projektit të parashikuar në Zvërnec dhe ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Po ashtu, takimi zhvillohet në një kohë kur mazhoranca përballet edhe me largimin e një deputeteje nga radhët e saj, atë të Marjana Koçekut që kryesonte listën e socialistëve të Shkodrës.

Takimi shënon edhe rikthimin e mbledhjeve të përmuajshme të grupit parlamentar socialist, të cilat nuk janë zhvilluar prej muajit prill. Mbledhja e fundit e grupit është mbajtur pikërisht në prill, ndërsa tashmë socialistët rikthehen në formatin e zakonshëm të konsultimeve politike.

Në takim pritet të marrin pjesë deputetët e mazhorancës, ndërsa në fokus do të jenë çështje që lidhen me agjendën politike dhe prioritetet e qeverisë për periudhën në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së...
10:13 | 11/07/2026

Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për valën e review-ve negative ndaj bizneseve turistike shqiptare, duke e cilësuar si një sulm të organizuar me ndikim në...
09:44 | 11/07/2026

Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen

Dita e shumëpritur për fansat e Kanye West ka mbërritur pasi këtë të shtunë në mbrëmje pritet të mbahet në Tiranë koncerti i artistit me...
08:05 | 11/07/2026