Jetojnë në një ish-kazermë, familja nga Peqini apel për strehë
Mes varfërisë, sëmundjes dhe pamundësisë për të siguruar një strehë të denjë, familja Hoxha nga Peqini po jeton prej vitesh një dramë të heshtur.
Për prindërit, çdo ditë është një përpjekje për të siguruar bukën e gojës dhe ilaçet, ndërsa ëndrra për një shtëpi të sigurt mbetet ende e paarritur.
“Prej 14 vitesh që kur kam ardhur nuse, familjarët e burrit e kanë riparuar këtë shtëpi, sepse ka qenë kazermë ushtrie. Por kjo nuk është ambient për të jetuar ne si familje, kemi frikë se është e pabanueshme. Një shtëpi doja, sipas mundësive që kanë. Kjo është thirrja ime si nënë, si prind. Vuaj edhe vetë nga astma, nga dobësia nervore, kam shumë sëmundje në trup”, është shprehur kryefamiljarja e kësaj shtëpie, Ornela Hoxha.
Ajo thekson se pjesa më e madhe e ndihmës ekonomike shkon për ilaçe, ndërsa paga e bashkëshortit mezi mjafton për nevojat bazë të familjes.
Ornela: Fëmijët duan, unë marr një KEMP 119 mijë lekë, sepse jam e sëmurë nga astma.
Gazetarja: Ia del ti dot?
Ornela: Jo, jo. Është e pamundur, sepse unë ato mezi i marr për ilaçe, vetëm ilaçe marr më shumë.
Gazetarja: I ke plotësuar ndonjëherë dëshirat e fëmijëve tuaj?
Ornela: Jo, asnjëherë. Mundohet burri, rri roje për 70 mijë lekë, mundohet shumë që të mos vuajnë për bukë, por që t’ua plotësojmë dëshirat tamam, jo.
Mes lotëve, ajo nuk kërkon shumë, vetëm një mundësi për t’u siguruar fëmijëve një strehë më të denjë.
“Një shtëpi, brenda mundësive. Të gjithë të vënë dorën në zemër për fëmijët e mi, për familjen time, se nuk ua kam plotësuar kurrë dëshirat. Nuk dua shumë, vetëm nja dy dhoma”, ka vijuar më tej Ornela.
Ndërkohë, Nebio Hoxha, djali i Ornelës, bën thirrje për ndihmë, i cili kërkon një shtëpi si gjithë shokët e tij.
“Në këtë banesë nuk jetohet, iu lutem të gjithë shqiptarëve që të na ndihmojnë për të bërë një shtëpi që të jem njëherë si shokët e mi”, është shprehur ai.
Në një kohë kur mungesa e strehimit dhe kushtet e papërshtatshme vazhdojnë të rëndojnë jetën e shumë familjeve, historia e familjes Hoxha mbetet një thirrje e hapur për vëmendje dhe zgjidhje konkrete. Mes vështirësive të përditshme, ata shpresojnë vetëm për një hapësirë të sigurt ku jeta të mos jetë më një betejë për mbijetesë, por një mundësi për normalitet dhe dinjitet.
Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 11:51 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim