Performoi online pa hixhab, Irani dënon këngëtaren dhe ekipin e saj me rrahje me kamzhik. Reagime të shumta
Dënimi i këngëtares iraniane Parastoo Ahmadi dhe tetë anëtarëve të ekipit të saj të muzikës me 74 rrahje me kamzhik ka shkaktuar reagime të shumta. Dënimi i saj erdhi pas një koncerti të transmetuar live në YouTube, në të cilin artistja u shfaq pa hixhab.
Sipas dokumenteve të gjykatës të cituara nga grupet e të drejtave të njeriut dhe avokatët, gjykata penale në provincën Qom u vendosi të pandehurve, përveç rrahjes me kamzhik, një ndalim dyvjeçar për t’u larguar nga Irani dhe një ndalim dyvjeçar për t’u angazhuar në aktivitete artistike.
Autoritetet i akuzuan ata për fyerje publike dhe për prodhimin dhe publikimin e “përmbajtjes imorale dhe të turpshme” në internet.
Rasti ka të bëjë me një koncert të mbajtur në dhjetor 2024 dhe të transmetuar drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Ahmadi -t. Këngëtarja 29-vjeçare pa veshur hixhab, në një performancë që u bë shpejt virale dhe mblodhi miliona shikime.
Menjëherë pas publikimit të videos, Ahmadi dhe disa muzikantë u arrestuan nga autoritetet iraniane përpara se të liroheshin. Megjithatë, hetimi gjyqësor vazhdoi dhe rezultoi me dënimin e tyre.
Rasti ka provokuar reagime të forta si brenda Iranit ashtu edhe në diasporën iraniane, me shumë artistë që flasin për një përshkallëzim të represionit kulturor dhe një përpjekje për të frikësuar ata që vënë në dyshim normat e rrepta shoqërore të vendosura nga regjimi.
Ministri Barrot: Nuk do të ketë heqje të sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit pa miratimin e Francës
Obama hap qendrën presidenciale në Çikago, thirrje amerikanëve: Mbroni demokracinë
WSJ: Pentagoni do të kërkojë 80 miliardë dollarë për të mbuluar kostot e luftës me Iranin
- 10:00 Ministri Barrot: Nuk do të ketë heqje të sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit pa miratimin e Francës
- 09:58 Ibrahimaj: Nuk ka ende asnjë projekt për Zvërnecin, qëllimi ynë është që të realizohet
- 09:51 Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
- 09:51 Marrëveshja SHBA-Iran, ministrja Ibrahimaj: Do të ndërpresim Bordin e Transparencës për karburantet
- 09:41 Obama hap qendrën presidenciale në Çikago, thirrje amerikanëve: Mbroni demokracinë
- 09:37 WSJ: Pentagoni do të kërkojë 80 miliardë dollarë për të mbuluar kostot e luftës me Iranin