Ndërhyrja e frikshme i kushtoi Botërorin lojtarit kanadez, Maribo lëndoi rëndë edhe Neymarin në 2019 (VIDEO)
Mesfushori mbrojtës i Katarit, Assim Madibo është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe shkak janë goditjet e tij të rrezikshme dhe të ashpra. Performanca e tij agresive solli që Botërori 2026 të mbyllet para kohe për lojtarin e Kanadasë, Ismael Kone.
Dëmtimi që Kone mori në ndeshjen e mbrëmjes së të enjtes ishte i rëndë duke bërë që ai të qëndrojë jashtë fushe për disa muajsh duke humbur mundësinë që të luajë në turneun më të rëndësishëm botëror të futbollit.
“Ndodhi para stolit tonë. E dëgjuam. E kuptova menjëherë sa serioz ishte dëmtimi. Të gjithë e dëgjuam thyerjen e kockës”, tha trajneri i Kanadasë, Jesse Marsch.
Madibo mësohet se vizitoi dhomën e zhveshjes së Kanadasë pas ndeshjes dhe i kërkoi falje Ismail Kone-s për ndërhyrjen e tij.
Mesfushori kanadez iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të trajtuar dëmtimin dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj.
Skena e rëndë e dëmtimit gjithashtu ka kthyer në kujtesë edhe një herë dëmtimin e Neymar po nga Madibo gjatë një ndeshjeje miqësore me Brazilin në vitin 2019. Dëmtimi solli që Neymar të humbiste pjesën tjetër të Kupës së Amerikës.
Babai i Messit po përballet me një problem shëndetësor, familja bën thirrje për privatësi
Anglia vendosi rekord botëror! Ajo që bënë kundër Kroacisë nuk ka ndodhur kurrë më parë
Kanadaja mposht Katarin me nëntë lojtarë, por dëmtimi i Kone zbeh festën e fitores historike në Kupën e Botës
- 11:05 Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit pas vrasjes së 4 ushtarëve izraelitë: I gjithë Libani duhet të digjet
- 10:53 Ardit Bido reagon për përplasjen me protestuesit (VIDEO)
- 10:52 Valë e të nxehtit edhe në Gjermani; temperaturat deri në 38 gradë, po vijnë stuhi të forta
- 10:51 Ministeriali i NATO-s në Bruksel, takimi i 35-të i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Pjesmarrës dhe ministri Nufi
- 10:44 Franca përfshihet nga vala e të nxehtit, mbyllen shkollat, anulohen festivalet
- 10:44 Sulmet libaneze vranë 4 ushtarë, ministri Gvir: I gjithë Libani duhet të digjet