Obama kritikon qasjen e Trump ndaj Iranit: Kosto të mëdha njerëzore dhe financiare
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kritikuar politikën e administratës Trump ndaj Iranit, duke vënë në dyshim efektivitetin e strategjisë së ndjekur pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.
Në një intervistë për NBC, Obama tha se konfliktet dhe ndërhyrjet ushtarake kanë sjellë kosto të mëdha njerëzore dhe financiare, pa arritur rezultatet e dëshiruara.
“Ne kemi luftuar një luftë, kemi shpenzuar miliarda e miliarda dollarë, kemi vendosur një barrë të madhe mbi ushtrinë tonë. Shumë njerëz kanë vdekur. Dhe ndihet sikur jemi kthyer aty ku ishim para se të fillonim luftën, përveç ndoshta pak më keq”, u shpreh ai.
Obama mirëpriti gjithashtu armëpushimin e arritur, duke shprehur shpresën se ai do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Duke iu referuar marrëveshjes bërthamore të negociuar gjatë presidencës së tij, ai theksoi se Irani kishte pranuar të mos zhvillonte armë bërthamore. Sipas Obamës, tërheqja e administratës Trump nga kjo marrëveshje krijoi kushtet që Teherani të rrisë kapacitetet e tij bërthamore.
“Kjo administratë, ose një version i mëparshëm i saj, u tërhoq nga marrëveshja, gjë që bëri që Irani të zhvillonte më shumë kapacitet bërthamor”, deklaroi ish-presidenti amerikan.
Krahasim me Hitlerin, Maon dhe Stalinin, presidenti Trump: Më duket mirë, por unë jam më i fuqishëm
Pakistani konfirmon: Zvicra do të presë bisedimet SHBA-Iran brenda 2 ditësh
Kampi i Kongos: Ebola mund të përhapet me shpejtësi, të paktën 30 vdekje
- 11:36 Rama për protestën: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
- 11:11 Akuzat për pronat në Divjakë, Berisha: Gënjeshtra, familja ime nuk ka pasur kurrë tokë atje
- 11:06 Krahasim me Hitlerin, Maon dhe Stalinin, presidenti Trump: Më duket mirë, por unë jam më i fuqishëm
- 10:49 Nesër aktiviteti sportiv “Triathlon Pogradec 2026”, kufizohet qarkullimi në disa akse rrugore
- 10:41 Bashkia Vlorë nis zbatimin e Amnistisë Fiskale për Detyrimet Vendore, zbardhet skema e plotë
- 10:30 Pakistani konfirmon: Zvicra do të presë bisedimet SHBA-Iran brenda 2 ditësh