Trump kërcënon se do të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit nëse nuk arrihet marrëveshja

20 Qershor 2026 | 22:14

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” kërcënoi të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare me Iranin.

“NUK do të ketë taksa kalimi në Ngushticën e Hormuzit për 60 ditë gjatë Periudhës së Armëpushimit dhe NUK do të ketë taksa kalimi pas skadimit të periudhës 60-ditore, përveç nëse ato vendosen nga dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse marrëveshja nuk përfundohet”, shkroi ai.

Ai shtoi se taksat do të jenë “për shërbimet e ofruara si Engjëll Mbrojtës për vendet e Lindjes së Mesme për qëllime të rimbursimit të kostove si në të kaluarën, ashtu edhe në të tashmen dhe në të ardhmen”.

Komanda më e lartë e përbashkët ushtarake e Iranit, Selia Qendrore Khatam al-Anbiya, tha të shtunën se Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet për trafikun e anijeve, duke përmendur shkelje të dyshuara të një marrëveshjeje armëpushimi nga SHBA-të dhe Izraeli.

Ajo tha se mbyllja ishte “hapi i parë” në përgjigje të asaj që e përshkroi si shkelje të angazhimeve dhe paralajmëroi se do të merren masa të mëtejshme nëse agresioni vazhdon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)

Pesë persona u plagosën në një seri sulmesh të dhunshme në Edinburg, ndërsa shërbimi kundër terrorizmit i Skocisë po heton rastin. Një skocez 36-vjeçar është arrestuar...
23:45 | 20/06/2026

Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance ka zbuluar prioritetet e tij kryesore në negociatat me Iranin përpara se të nisej për në Zvicër. Sipas ti prioritet...
23:30 | 20/06/2026

Mohammad Bagher Ghalibaf kryeson delegacionin e i Iranit për bisedimet me SHBA në Zvicër

Negociatori kryesor i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, do të kryesojë delegacionin e vendit për t’u angazhuar në bisedime me SHBA-në në Zvicër, shkruan CNN. Ghalibaf,...
22:37 | 20/06/2026