Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin

20 Qershor 2026 | 23:30

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance ka zbuluar prioritetet e tij kryesore në negociatat me Iranin përpara se të nisej për në Zvicër. Sipas ti prioritet janë të krijojë strukturën e bisedimeve, të bëjë përparim në çështjet bërthamore dhe të arrijë një armëpushim në Liban.

“Do të kemi një nivel kryesor të lidershipit politik në krye dhe padyshim që ekipi teknik do të qëndrojë në terren”, tha Vance.

Zëvendëspresidenti tha se do të ishte në gjendje të qëndronte në Zvicër vetëm për një ose dy ditë, por shpresonte se do të bënte përparime në negociatat rreth trajtimit të materialeve bërthamore të Iranit.

Vance tha se një përparësi është të bëhet përparim në një armëpushim në Liban, i cili është sulmuar përsëri me raketa nga Izraeli.

“Këto janë dy gjërat kryesore në të cilat do të përqendrohemi. Jam i sigurt se edhe iranianët do të kenë çështje që do të donin t’i diskutonin”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026