Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë
Aktivistja Edlira Çepani e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Çepani gjatë fjalës së saj u shpreh se pas protestave masive do të ndryshojnë shumë gjëra pasi sipas saj qytetarët tani janë të vetëdijshëm për gjërat që meritojnë.
Ajo ndër të tjera u shpreh se bashkimi për një kauzë të përbashkët ka sjellë që gjithsecili të kontribuojë sipas mënyrës së tij. Çepani listoi disa prej tyre që nga emigrantët që udhëtojnë nga vendet ku punojnë e jetojnë e bashkohen me protestën te protestuesit që marrin megafonin e flasin. Ajo theksoi se tregon se bashkim bën me të vërtetë fuqinë.
“Fuqia e vërtetë e kësaj proteste dhe fakti që është bërë një nga protestat më të mëdha që ka parë Shqipëria ndonjëherë, është pikërisht që kulti i individit ka rënë dhe këtu janë po grupime të ndryshme të cilat janë bashkuar për një kauzë të përbashkët. E kemi kërkuar kaq shumë bashkimin e shqiptarëve dhe e kemi kuptuar që bashkimi e bën realisht fuqinë.
Duket kështu si shprehje populiste, por realisht kjo ka ndodhur. Pra, është e vërtetë që ka grupe të ndryshme të cilat kontribuojnë, mundohen të kontribuojnë në mënyra të ndryshme. Kush di të flasi shkon flet, kush ka zë të bërtasi me megafon shkon, prindërit kanë krijuar atë, dhe organizatat, disa të rinj kanë krijuar atë këndin për fëmijët që vizatojnë.
Secili del individualisht për vete dhe për familjen e vet dhe secili në një farë mënyre ka dashur dhe është munduar të japi një kontribut, grupime të ndryshme me gjëra të ndryshme. Grupimi nga diaspora ka menduar që mund të japi një mesazh të bukur duke marrë makinat dhe duke bërë rrugën me makina për ditë të tëra, ndërkohë që mund ta bënin shumë kollaj me avion ose mund të mos vinin fare dhe të vazhdonin protestat atje.
Secili prej nesh që është aty në atë shesh, por edhe shumë të tjerë që nuk janë dot, janë njerëz të cilët po mundohen të kontribuojnë në mënyrën se si zëri i përbashkët duhet të ngrihet, që Shqipëria të kuptojë që ne kemi nevojë për një epokë të re. Është një epokë se po flisnim pak më përpara për arritjet, është një reagim i cili ndan dy Shqipëri. Ndan Shqipërinë që ka qenë deri më sot dhe një Shqipëri e cila nuk do të jetë më kurrë siç ka qenë mbas këtyre protestave”, tha ajo ndër të tjera.
Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
Vrasje në Rrogozhinë, 25-vjeçari godet me thikë fqinjin
- 00:05 Gjermania mund me vështirësi Bregun e Fildishtë në minutat shtesë
- 23:58 Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
- 23:45 Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)
- 23:30 Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin
- 23:21 Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
- 23:04 Vrasje në Rrogozhinë, 25-vjeçari godet me thikë fqinjin