Rusia sulmon me dron një anije me mallra në Detin e Zi, humb jetën një person (VIDEO)

22 Qershor 2026 | 08:04

Një zjarr shpërtheu në një anije mallrash në Detin e Zi  pas një sulmi me dron rus që vrau të paktën një person, njoftoi sot zëvendëskryeministri ukrainas Oleksiy Kuleba, ndërsa Marina Ukrainase foli për “humbje”.

“Një sulm me dron shkaktoi zjarr  në një anije me flamur panamez. Një anëtar i ekuipazhit u vra, një kuzhinier 58-vjeçar me kombësi egjiptiane”, shkroi Kuleba në Telegram, duke shtuar se tetë marinarë të tjerë u shpëtuan.

Marina ukrainase kishte njoftuar më parë se incidenti shkaktoi “humbje” për anijen mallrash, Victress, e cila po udhëtonte me një ekuipazh prej nëntë anëtarësh, shtetas të Egjiptit, Turqisë dhe Indisë, dhe nuk mund të vazhdojë më udhëtimin e saj.

Sipas Oleksiy Kuleba, dy anije të tjera me flamuj të Belizes dhe Palau u sulmuan nga Rusia mbrëmë, pa asnjë të lënduar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Autoritetet e instaluara nga Rusia në Krimenë e pushtuar pezulluan shitjen e karburanteve për individë dhe biznese, për shkak të një mungese të theksuar të...
09:09 | 22/06/2026

Vala e të nxehtit godet Evropën, Franca ndalon konsumimin e alkoolit në hapësirat publike

Autoritetet franceze po kufizojnë pirjen e alkoolit në hapësirat publike në disa pjesë të Parisit, ndërsa një valë e fortë nxehtësie ka goditur disa pjesë...
09:01 | 22/06/2026

Trump: Riparimet e ‘Pishinës Reflektuese’ të mbushur me alga do të fillojnë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se ka “inspektuar” Pishinën Reflektuese në Uashington D.C. dhe shtoi se puna do të fillojë menjëherë për të...
08:58 | 22/06/2026