Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga më të këqijat ndaj SHBA-së
Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer kritikat ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e akuzuar atë për mungesë mirënjohjeje ndaj rolit të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e aleatëve perëndimorë.
Në një intervistë për Tgcom24, Trump komentoi një postim të fundit të tij në rrjetin social Truth, ku shprehu pakënaqësinë për qëndrimin e disa vendeve anëtare të NATO-s, duke përfshirë edhe Italinë.
“Po trajtohemi shumë keq, edhe nga kryeministrja juaj. Ajo është sjellë në mënyrë të padrejtë ndaj atyre që kanë shpenzuar mijëra miliarda dollarë për të mbrojtur Italinë. Kur kërkuam vetëm një shenjë mirënjohjeje, përgjigjja ishte negative. Po flas për NATO-n në tërësi, jo vetëm për Italinë, por ajo ka qenë ndër më të këqijat”, deklaroi Trump për TGCOM24.
I pyetur nëse administrata e tij po shqyrton mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga NATO, presidenti amerikan nuk dha një përgjigje të qartë.
“Nuk dua t’jua them”, u shpreh ai shkurt, duke lënë të hapura spekulimet mbi qëndrimin e ardhshëm të Uashingtonit ndaj aleancës ushtarake.
Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android