Belgjika nuk e thyen dot Iranin, me 10 lojtarë edhe në ndeshjen e dytë

22 Qershor 2026 | 08:21

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin.

Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi me sulme bindëse nga “Djajtë e Kuq” , duke tentuar disa herë për të gjetur golin, por pa mundur dot të thyenin murin e Beiranvand.

Iranianët kaluan në avantazh në minutën e 25’ me Taremin, por VAR-i ndërhyri për t’i prishur festën ish-sulmuesit të Interit.

Gjërat u vështirësuan për ekipin e Rudi Garcias pas daljes me karton të kuq të Ngoy në minutën e 66’.

Kështu si Belgjika, ashtu edhe Irani, shkojnë të dyja në kuotën e 2 pikëve në Grupin G, ndërsa ndeshja e radhës në këtë grup është ajo mes Zelandës së Re dhe Egjiptit në orën 03:00 të mëngjesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngjashmëria me Lamine Yamal, vogëlushi në Atlanta bëhet viral në rrjetet sociale (VIDEO)

Superylli i FC Barcelona-s, Lamine Yamal shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës, ndërsa Spanja mundi Arabinë Saudite me rezultatin 4-0. Megjithatë,...
10:10 | 22/06/2026

Mbërriti në Miami pasi mori vizën, portieri i Kepit të Gjelbër në lot gjatë takimit me nënën e tij (VIDEO)

Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha dhe nëna e tij, Ana Candida Evora janë ribashkuar në Shtetet e Bashkuara. Nëna tashmë do të jetë në...
09:57 | 22/06/2026

Egjipti përmbys Zelandën e Re, merr fitoren e parë në Kupën Botës

Egjipti mori fitoren e parë në Kupën e Botës, duke u rikthyer në disavantazh të dielën për të mposhtur Zelandën e Re me rezultatin 3-1...
08:33 | 22/06/2026