Vrasja e 45-vjeçarit në Shijak, ekzekutohet masa “arrest në burg” për dy kushërinjtë

22 Qershor 2026 | 11:11

Është ekzekutuar këtë të hënë masa e sigurisë “arrest në burg” për dy persona, kushërinj, të cilët akuzohen se në muajin janar 2026 janë autorë të vrasjes së 45-vjeçarit, Denis Çumani, në Shijak.

Sipas njoftimit të policisë, është ekzekutuar masa e sigurisë për shtetasit Indrit Ferra, 38 vjeç dhe Dorian Ferra 36 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim nga policia pasi ishin konfliktuar dhe vrarë shtetasin Denis Çumani.

Ngjarja ka ndodhur më datë 27 janar, në shtëpinë e 45-vjeçarit, ku u qëllua me armë zjarri nga dy kushërinjtë Indrit dhe Dorian Ferra. Një vajzë dyshohet se ka qenë shkaku i përplasjes mes të rinjve, pasi viktima kishte ngacmuar me mesazhe vajzën që ishte në lidhje me Dorianin.

Pas zbulimit të ngacmimit të vajzës, dy kushërinjtë janë drejtuar drejt banesës së Denis Çumanit, ku e kanë dhunuar atë me grushte e shkelma dhe më pas e kanë qëlluar me armë. Pas kësaj, i plagosuri është dërguar fillimisht në Spitalin e Durrësit dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për shtetasit:

-I. F., 38 vjeç dhe D. F., 36 vjeç (kushërinj), të dy banues në Shijak.  

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi nga hetimet dyshohet se më datë 27.01.2026, në qytetin e Shijakut, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. Ç., 45 vjeç dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Për shkak të dëmtimeve, 45-vjeçari ka humbur jetën pas disa ditësh, në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Mjekës të Elbasanit, makina humbet kontrollin dhe përplaset me autobusin. Policia në vendngjarje (VIDEO)

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të hënë në Mjekës të Elbasanit. Sipas raportimeve paraprake, një mjet tip Opel ka humbur kontrollin dhe është...
12:04 | 22/06/2026

Përplasje në Aeroportin e Vlorës, tensione mes punonjësve të kompanisë së Pacollit dhe sigurisë së  firmës tjeter

Një situatë e tensionuar është regjistruar në kantierin e Aeroportit të Vlorës, ku është raportuar një përplasje mes punonjësve të kompanisë së biznesmenit Behgjet Pacolli,...
11:39 | 22/06/2026

Temperaturat 7-8 gradë më të larta, ja se cilat qytete do të preken më shumë

Në një lidhje live për Euronews Albania me meteorologen Lajda Porja, bëri parashikimin e motit ku theksoi se, duke qenë se i gjithë kontinenti është...
11:36 | 22/06/2026