Po ndiqej nga policia, i shpalluri në kërkim aksidentohet me 5 makina gjatë arratisjes në Durrës (VIDEO)
Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aksident rrugor mesditën e kësaj të hëne pranë markatës së Fruta-Perimeve në qytetin e Durrësit, teksa po ndiqej nga policia për arrestimin e tij.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë tentativës për t’iu shmangur forcave të policisë, ai është përplasur me pesë automjete. Pas aksidentit, i dyshuari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërsa po heton rrethanat e plota të ngjarjes. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 14, Durrës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti që po lëvizte me shpejtësi, por ai nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen.
Gjatë largimit, drejtuesi i automjetit, shtetasi R. Xh., ka përplasur 5 automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Më pas, ai ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kryejnë kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi R. Xh. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Mashtrimi”.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
Reagon kompania ”Riviera Kakome”: Shembja e gardhit dhe shkatërrimi i objekteve, akt dhune ndaj pronës private
Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale
Dogji mjetin e tonazhit të rëndë dhe qëlloi në ajër me çifte, arrestohet në gjendje të dehur 36-vjeçari në Vlorë (VIDEO)
- 15:47 A do ndikojë dorëheqja e Starmer? Britanikët: Kjo nuk e ndryshon drejtimin e politikës së Mbretërisë së Bashkuar
- 15:41 Papa Leo: Po ushqehen më shumë konfliktet sesa njerëzit
- 15:40 Reagon kompania ”Riviera Kakome”: Shembja e gardhit dhe shkatërrimi i objekteve, akt dhune ndaj pronës private
- 15:35 Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale
- 15:29 BE dënon thirrjet e Ministrit izraelit, deklaroi se i gjithë Libani duhet djegur
- 15:24 Humb jetën punëtori 26-vjeçar në Prizren, u godit nga vinçi