Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet në Pallatin Elysee nga Presidenti Macron (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të hënë vizitën zyrtare në Paris, ku është pritur në Pallatin Elysee nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Vizita zhvillohet në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, për forcimin mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve, dialogun për qasjen e re ndaj procesit të anëtarësimit, për të cilën kryeministri i Shqipërisë ka qenë një ndër zërat më nxitës, si edhe samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.
Takimi është në vijimësi të takimeve ndërmjet dy liderëve, të cilët janë takuar zyrtarisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025, ndërkohë që janë zhvilluar rregullisht takime në formate të ndryshme multilaterale dhe kontakte telefonike.
Shqipëria vlerëson rolin e Francës dhe angazhimin personal të Presidentit Macron në promovimin e një qasjeje të re ndaj Ballkanit Perëndimor dhe në mbështetjen e perspektivës europiane të rajonit. Në këtë kontekst, vizita në Paris pritet të riafirmojë vullnetin e përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe për avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Në fokus do të jenë edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në transport, infrastrukturë dhe mbrojtje.
Rama mbërrin ne Pallatin Elysse, pritet nga Macron pic.twitter.com/4dEZze0XWW
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 22, 2026
Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat
Jep dorëheqjen Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer
Macron pret Ramën në Francë, cili është fokusi i këtij takimi
- 15:47 A do ndikojë dorëheqja e Starmer? Britanikët: Kjo nuk e ndryshon drejtimin e politikës së Mbretërisë së Bashkuar
- 15:41 Papa Leo: Po ushqehen më shumë konfliktet sesa njerëzit
- 15:40 Reagon kompania ”Riviera Kakome”: Shembja e gardhit dhe shkatërrimi i objekteve, akt dhune ndaj pronës private
- 15:35 Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale
- 15:29 BE dënon thirrjet e Ministrit izraelit, deklaroi se i gjithë Libani duhet djegur
- 15:24 Humb jetën punëtori 26-vjeçar në Prizren, u godit nga vinçi