Macron pret Ramën në Francë, cili është fokusi i këtij takimi
Presidenti i Francës do të presë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, këtë të hënë, më 22 qershor 2026, në Pallatin Élysée në Paris.
Takimi zhvillohet në kuadër të dialogut të vazhdueshëm mes dy vendeve dhe pas disa takimeve të mëparshme mes dy liderëve, të mbajtura në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025.
Sipas agjendës, bisedimet do të përqendrohen te perspektiva europiane e Shqipërisë dhe ecuria e reformave që vendi po zbaton në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Franca pritet të riafirmojë mbështetjen e saj për vijimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, në përputhje me kriteret dhe parimet e unionit.
Në takim do të diskutohen gjithashtu çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, ekonominë dhe energjinë. Pritet të trajtohen investimet franceze në Shqipëri, projekti për ndërtimin e një liceu francez në Korçë, si dhe projektet e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) në sektorët e energjisë dhe mjedisit.
Në fokus do të jenë edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në transport, infrastrukturë dhe mbrojtje.
Sipas programit paraprak, në orën 13:00 Presidenti i Francës do të presë zyrtarisht Kryeministrin Rama në oborrin e Pallatit Élysée, ceremoni e cila do të jetë e hapur për mediat. Më pas, në orën 13:05, dy liderët do të zhvillojnë një drekë pune me dyer të mbyllura.
Ndërkohë, gazetarët që dëshirojnë të mbulojnë pritjen zyrtare duhet të paraqesin kërkesën për akreditim deri në orën 09:00 të datës 22 qershor 2026. Pas konfirmimit, atyre do t’u dërgohet një email, i cili duhet të paraqitet për hyrjen në ambientet e Pallatit Élysée.
Jep dorëheqjen Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer
Protesta qytetare në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë
Rama publikon pamjet e pastrimit të kryeqytetit pas protestës: Nisi për mjedisin, përfundoi duke ndotur vetveten
- 11:11 Vrasja e 45-vjeçarit në Shijak, ekzekutohet masa “arrest në burg” për dy autorët
- 11:02 Aksidenti i rëndë në Gjermani ku humbën jetën dy vajzat nga Kosova, identifikohen viktimat (EMRAT)
- 11:00 Gjyqi “Partizani”, dëshmon Pango: Turizmi dhe trashëgimia kulturore ishin në fokusin tim, sportet ishin më të pavarur
- 10:47 Presidenti Aoun bisedë telefonike me Vance dhe kryeministrin e Katarit, diskutojnë armëpushimin në Liban
- 10:43 Tajvani rrit gatishmërinë ndaj Kinës, nis ushtrime të menjëhershme luftarake në të gjithë ishullin
- 10:39 Zelenskyy: Ukraina do të vendosë se kush e përfaqëson Evropën në bisedimet me Rusinë