Dita e 44-t, vijon protesta qytetare para Kryeministrisë

13 Korrik 2026 | 20:03

Protesta qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe projektit të planifikuar në Zvërnec ka hyrë në ditën e 44-t të saj. Qindra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të hënë në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e përditshëm në shenjë kundërshtimi ndaj politikave të qeverisë.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë edhe në ditët dhe javët në vijim, duke theksuar se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Në qendër të kërkesave mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë, të cilën protestuesit e konsiderojnë një kusht të panegociueshëm. Ata kërkojnë gjithashtu ngritjen e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor, e cila do të administrojë vendin deri në zhvillimin e zgjedhjeve.

Një tjetër kërkesë lidhet me ndërmarrjen e ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit politik dhe garantimin e barazisë para ligjit. Sipas protestuesve, këto ndryshime duhet të përfshijnë rishikimin e Kodit Zgjedhor, financimin e partive politike, kufizimin e mandateve të kryeministrit, si dhe të miratohen përmes një referendumi popullor.

Në listën e kërkesave përfshihet edhe shfuqizimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore, anulimi i Paketës së Maleve, si dhe rishikimi i kuadrit ligjor për investimet strategjike.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu hartimin e një kontrate të re sociale mes shtetit dhe qytetarëve, përmes një procesi konsultimi me ekspertë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Edhe këtë ditë, marshimi drejt godinës së Kryeministrisë pritet të jetë momenti kryesor i tubimit, ndërsa organizatorët përsërisin se protesta do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë...
20:06 | 13/07/2026

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, Rama pritet nga Macron në Paris. Kryeministri poston pamjet nga takimi

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka mbërritur në Paris në kuadër të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës. Rama theksoi se...
18:19 | 13/07/2026

Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër

Avokati i Popullit po zhvillon këtë të hënë dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar...
15:38 | 13/07/2026