Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

22 Qershor 2026 | 14:15

Përtej tryezave të rrumbullakëta, deklaratave zyrtare dhe kapitujve të negociatave, integrimi europian po bëhet gjithnjë e më i prekshëm në jetën e përditshme të shqiptarëve. Ai reflektohet në mënyrën se si komunikojmë, udhëtojmë, punojmë dhe lidhemi me Europën. Vendimi i fundit i Këshillit Europian për t’i hapur rrugë negociatave për heqjen e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së shënoi një hap të rëndësishëm drejt heqjes së një prej barrierave të fundit në komunikimin.

Në një konferencë të posaçme për mediat, One Albania prezantoi vizionin e saj për të mbështetur këtë proces. Si pjesë e Grupit 4iG, kompania po investon në teknologji, infrastrukturë dhe shërbime të reja. Këto investime afrojnë Shqipërinë me standardet europiane të komunikimit.

“One Albania është përpjekur të jetë në pararojë të këtij procesi. Para tre vitesh u bëmë pjesë e marrëveshjes për heqjen e roaming në Ballkanin Perëndimor. Jemi operatori i vetëm në Shqipëri që iu bashkua nismës për reduktimin e tarifave roaming data me 37 operatorë të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Muajin e kaluar hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm. Prezantuam planet e reja One EU, të cilat përfshijnë internet dhe minuta për përdorim në vendet e BE-së. Kjo u bë e mundur falë partneriteteve me 87 operatorë dhe reflekton angazhimin tonë për t’i sjellë qytetarët shqiptarë më pranë eksperiencës europiane të komunikimit”,- u shpreh drejtori ekzekutiv i One Albania, Barna Kútvölgyi.

Ndërsa Bashkimi Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë të re negociatash për heqjen e tarifave roaming, hapi i radhës do të jetë përshtatja e kuadrit ligjor, rregullator dhe teknik. Drejtoresha e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe Postave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Irena Malolli, vlerësoi rëndësinë e këtij procesi si pjesë të rrugëtimit europian të Shqipërisë. Ajo u ndal edhe te rëndësia e investimeve që mbështesin progresin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Në 4 qershor është marrë vendim për hapjen e negociatave për heqjen e tarifave roaming. Ështe vendosur një urë bashkëpunimi dhe komunikimi e ngushtë me kompanitë e telekomunikacionit qysh herët në mënyrë që të kemi rritje të gatishmërisë dhe përgatitjes operacionale. Bashkëpunimi mes institucioneve publike, autoriteteve rregullatore dhe operatorëve të komunikimeve elektronike do të luajë një rol kyç në përafrimin e Shqipërisë me standardet europiane dhe në krijimin e përfitimeve konkrete për qytetarët”, – tha Malolli.

Si pjesë e Grupit 4iG, One Albania mbetet e fokusuar në modernizimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e zgjidhjeve që e bëjnë tregun më të hapur dhe më konkurrues. Grupi 4iG sjell në Shqipëri eksperiencën rajonale dhe një qasje të qëndrueshme ndaj zhvillimit teknologjik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagon kompania ”Riviera Kakome”: Shembja e gardhit dhe shkatërrimi i objekteve, akt dhune ndaj pronës private

Kompania “Riviera Kakome” ka reaguar pas incidentit të së dielës në zonën e Kakomesë, ku banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të pretenduar tokash dhe...
15:40 | 22/06/2026

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

Jet Bank prezantoi zyrtarisht nisjen e operimit dhe aplikacionin e saj, duke shënuar një moment historik për sektorin financiar shqiptar si banka e parë 100% digjitale...
15:35 | 22/06/2026

Dogji mjetin e tonazhit të rëndë dhe qëlloi në ajër me çifte, arrestohet në gjendje të dehur 36-vjeçari në Vlorë (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në Vlorë, ku një 36-vjeçar në gjendje të dehur ka spërkatur me lëndë djegëse dhe ka...
14:36 | 22/06/2026